Numri i të infektuarve me llojin e ri të coronavisurit në Kinë është rritur në 440, kurse 9 persona kanë vdekur, kanë bërë të ditur sot zyrtarët kinezë të shëndetësisë.
Pacientët e infektuar janë identifikuar në 13 provinca kineze, ka njoftuar drejtori i Komisionit Nacional për Shëndetësi në Kinë, Lee Bin, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbajë sot një takim urgjent lidhur me coronavirusin e ri.
“Tashmë kemi raste të bartjes së virusit nga një person te tjetri, si dhe infektimit të stafit medicinal. Është dëshmuar se sëmundja bartet përmes traktit respirator dhe se ekziston mundësia të vie deri te mutacioni i virusit”, ka shtuar Lee.
Të gjithë pacientët e vdekur janë nga provinca Hubei ku edhe ka më së shumti të infektuar. Në anën tjetër organet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin turmat.
Megjithatë frika për zgjerimin e epidemisë është duke u rritur nga qasti në qast, pasi që miliona kinezë gjatë kësaj jave do të udhëtojnë për të festuar vitin e ri kinez.
E rastet me të infektuar me virus janë identifikuar edhe jashtë Kinës – në Tajvan, Filipine, Tajlandë, Japoni, Kore të Jugut, kurse është konfirmuar edhe një rast në SHBA.
Virusi i ri i përket grupit të viruseve që kanë shkaktuar SARS, sëmundje kjo që gjatë periudhës 2002-2003 ua mori jetën 800 personave në mbarë botën, dhe që gjithashtu kishte “lindur” në Kinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë