LAJMI I FUNDIT:

Kontrata e përshkuar qartë: Ylli i NBA, Zion Williamson, mund të humbasë miliona nëse pesha e tij trupore arrin mbi minimin e caktuar

Kontrata e përshkuar qartë: Ylli i NBA, Zion Williamson, mund të humbasë miliona nëse pesha e tij trupore arrin mbi minimin e caktuar

Zgjatja e kontratës që Zion Williamson e nënshkroi në fillim të verës parasheh që lojtari mund të humbasë shumë para nëse e tejkalon një peshë të caktuar.

Që nga fillimi i karrierës së tij në NBA, Williamson ka pasur shumë probleme me lëndimet dhe mbipeshën.

Në tre vjet, Williamson ka luajtur gjithsej 85 ndeshje shkaku i dëmtimeve.


Drejtuesit e New Orleans Pelicans u siguruan që në kontratën e re që zgjat deri në vitin 2028 të përfshinin disa klauzola, sipas të cilave ai do të fitojë 193 milionë dollarë të garantuara, por shuma mund të rritet deri në 231 milionë dollarë.

Megjithatë, sipas mediave, Williamson mund të humbasë para nëse tejkalon një peshë të caktuar trupore. Në veçanti, nëse lojtari 22-vjeçar kalon 134 kg, paga e tij do të reduktohet.

Edhe pse shuma nuk është specifikuar, padyshim që ky dënim duhet të jetë miliona dollar, pasi Williamson merr afër 33 milionë dollarë në vit duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Sezonin e kaluar, Bleacher Report raportoi se ai peshonte më shumë se 136 kg (disa burime përmendin edhe peshën 150 kg), por pas nënshkrimit të një kontrate të re, ai patjetër do të duhet të jetë më i kujdesshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori