Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, M.J, N.B, B.M, J.M dhe S.I për veprën penale në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi “Kontrabandimi i mallrave”, ndërsa të akuzuarit N.J dhe F.I kanë kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit për media i akuzuari F.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me gjobë në shumën prej tremijë e katërqind (3, 400.00) €uro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi., koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 18.07.2019 në kohëzgjatje prej 49 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë.
“I akuzuari I.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 13 (trembëdhjetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 06.04.2020 në kohëzgjatje prej 10 muaj e 7 ditëve i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
I akuzuari J.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 11 (njëmbëdhjetë) muaj, koha e kaluar nën masën e arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 17.04.2020 në kohëzgjatje prej 10 muaj e 18 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se i akuzuari N.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 10 (dhjetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 23.03.2020 në kohëzgjatje prej 9 muaj 24 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
I akuzuari N.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 11 (njëmbëdhjetë) muaj dhe me dënim me gjobë në shumën prej 400 (katërqind ) euro, koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 31.05.2019 e deri më datë 17.04.2020, në kohëzgjatje prej 10 muaj e 18 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burg.
“I akuzuari S.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 8 (tetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me dt:08.01.2020 në kohëzgjatje prej 7 muaj e 9 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
I akuzuari XH.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 6 (gjashtë) muaj, konform nenit 47 të KPRK-së, e me pëlqimin e të dënuarit dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej tremijë (3,000.00) €uro, të cilin të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 18.07.2019 në kohëzgjatje prej 49 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë.
I akuzuari A.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 8 (tetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 08.01.2020 në kohëzgjatje prej 7 muaj e 9 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”, thuhet në njoftim.
Gjykata njofton se i akuzuari B.U është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 6 (gjashtë) muaj, konform nenit 47 të KPRK-së, e me pëlqimin e të dënuarit dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej tremijë(3,000.00)€uro, të cilin të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 18.07.2019 në kohëzgjatje prej 49 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë.
“I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 6 (gjashtë) muaj, konform nenit 47 të KPRK-së, e me pëlqimin e të dënuarit dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej dymijë e pesëqind (2,500.00) €uro, të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari M.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej tremijë e katërqind (3, 400.00) €uro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 09.10.2019 në kohëzgjatje prej 132 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë”, thuhet në njoftim.
Të akuzuarit janë akuzuar nga Prokuroria, pasi që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.I dhe B.R të cilët gjenden në arrati, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm kanë kontrabanduar kafshë nga Republika e Serbise për në Republikën e Kosovës duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore.
E dëmtuara Qeveria e Kosovës në lidhje me kërkesat pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur – s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit