LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i kafeinës zvogëlon rrezikun për zhvillimin e kancerit të lëkurës

Konsumimi i kafeinës zvogëlon rrezikun për zhvillimin e kancerit të lëkurës

Studimi i ri ka treguar që konsumimi i kafesë, e cila përmban kafeinë, mund të reduktojë rrezikun për zhvillimin e kancerit bazal-qelizor të lëkurës, që është forma më e shpeshtë e kancerit të lëkurës.

Po kështu është dëshmuar që konsumimi i çajit, pijeve cola dhe çokollatës, e cila përmban kafeinë, po ashtu mund të reduktojë rrezikun për zhvillimin e bazal-qelizor të lëkurës.


Femrat të cilat në studim kanë pirë më shumë se tre filxhanë kafe në ditë kanë pasur 21 për qind më pak rrezik për zhvillimin e kancerit bazal-qelizor të lëkurës, sesa femrat të cilat kanë pirë më pak se një filxhan kafe në ditë.

Te meshkujt, zvogëlimi i rrezikut nga kanceri bazal-qelizor i lëkurës ka arritur 10 për qind, transmeton koha.net. Por, fatkeqësisht, është dëshmuar që konsumimi i kafeinës nuk redukton rrezikun nga kanceri plano-qelizor i lëkurës dhe melanoma.

Në studimet e mëhershme të cilat janë kryer në minj është treguar që kafeina mund të pengojë progresin e tumorit.

Po ashtu, duhet të theksohet që disa studime të mëhershme kanë treguar që konsumimi i kafesë mund të reduktojë rrezikun nga diabeti i tipit 2, dështimi i zemrës, sëmundja e Parkinsonit, kanceri i mëlçisë dhe cirroza e mëlçisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori