LAJMI I FUNDIT:

Konsumi i tepërt i karbohidrateve mund të çojë në efekte anësore, pesë shenja që tregojnë se po e teproni

Konsumi i tepërt i karbohidrateve mund të çojë në efekte anësore, pesë shenja që tregojnë se po e teproni
(Foto: Pexels)

Shpesh mund të dëgjoni se karbohidratet janë ‘armiqtë’ më të mëdhenj të njerëzve që duan të humbin peshë, por ato në fakt janë të nevojshme për trupin e njeriut pasi e furnizojnë me energji. Megjithatë, marrja e tepërt e karbohidrateve mund të çojë në disa efekte anësore

Sipas dietologes Juliana Dewsnap, karbohidratet komplekse janë shumë të dëshirueshme në dietë dhe kërkojnë më shumë energji dhe kohë për t’u shpërbërë në sheqer për energji.

Shumë karbohidrate komplekse janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe lëndëve ushqyese që nxisin humbjen e peshës, ngopjen dhe shëndetin e zorrëve. Megjithatë, është më e rëndësishme të përqendrohemi te cilësia e karbohidrateve sesa te sasia, pasi kjo mund të çojë në një sërë simptomash të pakëndshme, transmeton Telegrafi.


Dhjetë ushqime që mund të shkaktojnë ‘mjegull të trurit’
Lexo po ashtu Dhjetë ushqime që mund të shkaktojnë ‘mjegull të trurit’

Jeni të fryrë

Nëse jeni vazhdimisht të fryrë, karbohidratet mund të jenë shkaku – pohon infermieria Marina Yuabova për LiveStrong. Sheqeri nga karbohidratet mund ta zvogëlojë shumëllojshmërinë e baktereve të shëndetshme në zorrë duke e bërë sistemin e tretjes të ngadaltë, gjë që më pas krijon fryrje.

Përveç kësaj, sipas Shoqatës Kanadeze të Kërkimeve Intestinale, bakteret në zorrë fermentojnë fibra, niseshte dhe disa sheqerna, të cilat prodhojnë komponime të gazta në trup. Kjo ndodh më shpesh kur konsumojmë karbohidrate të rafinuara.

Jeni duke shtuar në peshë

Ngrënia e tepërt e karbohidrateve mund të çojë në kalori të tepërta, pasi ushqimet me shumë karbohidrate shpesh janë të pasura me yndyrë. Ushqimet e ëmbla, përveç karbohidrateve, kryesisht përmbajnë sasi të mëdha yndyre, të cilat janë dukshëm kalorike. Përveç kësaj, njerëzit shpesh hanë karbohidrate, si patate me salca të ndryshme me shumë kalori.

Sasia ditore e karbohidrateve që duhet të merrni për të humbur peshë
Lexo po ashtu Sasia ditore e karbohidrateve që duhet të merrni për të humbur peshë

Keni akne

Edhe pse aknet shfaqen gjatë pubertetit, shumë të rritur kanë probleme me këtë fenomen të pakëndshëm. Aknet mund të shkaktohen nga gjenetika dhe hormonet, por mund të jenë gjithashtu një shenjë se po hamë shumë karbohidrate. Sheqernat nga karbohidratet rrisin prodhimin e androgjeneve, të cilat janë të lidhura me aknet hormonale.

Një hulumtim i vitit 2014 në Drugs and Dermatology‌ nxjerr në pah lidhjen midis karbohidrateve të rafinuara dhe akneve. Studiuesit rekomandojnë reduktimin e konsumit të ushqimeve me indeks të lartë glikemik, të cilat përfshijnë disa drithëra, bukë, oriz dhe fruta, si pjepër dhe shalqi (të cilat mund t’i zëvendësoni me opsione më të ulëta të indeksit glikemik: perime dhe fruta pa niseshte, si mollët dhe portokallet.

Keni probleme me gjumin

Ngrënia e karbohidrateve kërkon që trupi juaj të punojë dhe ta përpunojë sheqerin, kështu që nëse i hani ato para gjumit, po i kërkoni organizmit të punojë dhe jo të pushojë.

Nga ana tjetër, karbohidratet mund ta përshpejtojnë gjendjen e përgjumur – veçanërisht ato me indeks të lartë glikemik, sipas një studimi të vitit 2014 në Sports Medicine‌. Nëse jeni nga ata që hanë natën vonë dhe po luftoni për të fjetur, provoni t’i jepni vetes një ndërprerje më të hershme në mënyrë që organizmi të ketë kohë të mjaftueshme për t’i përpunuar ushqimet para se të kalojë në modalitetin e pushimit.

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje? Ushqimet që mungojnë në dietën tuaj
Lexo po ashtu Jeni pa energji dhe ndieni lodhje? Ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

Jeni të lodhur gjatë gjithë kohës

Nëse ndiheni veçanërisht të lodhur, karbohidratet mund të kontribuojnë në atë gjendje letargjike. E ashtuquajtura mjegulla e trurit dhe dhimbja e kokës janë gjithashtu simptoma të konsumit të tepërt të karbohidrateve. Kur zgjidhni një vakt me bazë karbohidratesh, është e rëndësishme ta kombinoni me lëndë ushqyese të tjera, si proteinat dhe yndyrat e shëndetshme.

Sipas Sanford Health, ngrënia e shumë karbohidrateve mund ta rritë sheqerin në gjak dhe të shkaktojë një rënie që ju bën të ndiheni të plogësht. Për ta shmangur rënien, konsumoni karbohidrate me lëndë të tjera ushqyese. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Sharon Stone shfaqet pa grim me fustanin e saj të bardhë dimëror dhe duket mahnitëse

Sharon Stone shfaqet pa grim me fustanin e saj të bardhë dimëror dhe duket mahnitëse

Estetikë
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Femra
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Në çift
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Keshilla Modë
Kalo në kategori