LAJMI I FUNDIT:

Konsumatorët në Maqedoni do të mund të kërkojnë kompensim për ndërprerjet e energjisë elektrike

Konsumatorët në Maqedoni do të mund të kërkojnë kompensim për ndërprerjet e energjisë elektrike

Komisioni special i përbërë nga tre anëtarë do të angazhohet për kompensim ndaj prodhuesve dhe konsumatorëve të energjisë elektrike nëse operatorët nuk pajtohen me kërkesën për kompensim të dëmit që do të bartin konsumatorët apo prodhuesit, njofton AIM.

“Çdo konsumatorë, nëse konsideron se ka zvogëlim (pa cilësi adekuate) apo nuk ka pasur furnizim me energji elektrike me çka kë pasur ndonjë dëm, mund të fillohet procedurë për kompensimin para operatorëve të sistemit elektro-distribues, apo operatorit të sistemit të transmetimit. Në atë procedurë duhet të përfshihet edhe vlerësimi i dëmit. Nëse operatorët nuk pajtohen me kërkesën të cilën e kanë ngritur konsumatorët atëherë komisioni i përbërë prej një përfaqësuesi nga konsumatorët, një nga operatorët edhe një ekspert nga Oda e ekspertëve do të vendos dhe vlerësojë se sa duhet të jetë kompensimi”, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski para fillimit të seancës së sotme përgatitore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çdo konsumator do të ketë të drejtë të kompensimit standard të dëmit, apo ulje të çmimit për përdorim të rrjetit për 10 për qind nëse ndërprerja ka qenë 12 orë, ndërsa për çdo 12 orë do të rritet për 10 për qind shtesë, në rast të ndërprerjes së planifikuar publikuar në media e cila do të zgjas më shumë se nga e lejuara apo më shumë se 12 orë”, ka thënë Bislimovski.


Të drejtë për kompensim do të kenë edhe prodhuesit nëse ndërprerja zgjat më shumë se pesë orë.

Qytetarët sipas Bislimovskit, do të mund të kërkojnë mes tjerash nga Inspektorati shtetëror teknik të bëjë matjen adekuate që të vërtetojë cilësinë e furnizimit apo frekuencës së energjisë elektrike me të cilën pajisen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori