Mbledhja e konstituimit të këtij Këshilli u zhvillua mes debateve të shumta. Deputetët e Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi, kanë kundërshtuar propozimin e mazhorancës për përbërjen e komisionit të votimit prej pesë anëtarësh, ku katër t’i përkisnin të djathtës dhe një i të majtës.

Debati u zhvillua mes dy deputeteve dhe zv/ministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili mori pjesë në këtë mbledhje. Pas debateve, dy palët ranë dakord që komisioni të përbëhej nga tre komisionerë, dy përfaqësues të ndjathtë dhe një i majtë. Në fund, nga procesi i votimit, Maxhid Cungu ish-prefekti i Qarkut të Shkodrës, është emri i cili është vendosur në krye të Këshillit të Qarkut, me votat e 41 këshilltarëve, kundrejt 22 votave të hedhura për kandidatin e majtë Luan Heta./Telegrafi/