Në seancën e parlamentit të Malit të Zi, të enjten u verifikuan mandatet e 81 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit, por nuk u zgjodh kryetari i ri.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Nikolla Mugosha, i cili lexoi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, tha se pret që kjo legjislaturë e re të ketë sukses në zbatimin e reformës zgjedhore brenda afatit ligjor.
Në pikën e parë të rendit të ditës, e cila u miratua njëzëri, ishte paraparë të zgjidhet kryetari i Kuvendit, por nuk kishte kandidat për atë post, raporton rtcg.
Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, seancën konstituive e kryeson deputeti më i vjetër, i cili ndihmohet nga deputeti më i ri dhe sekretari i përgjithshëm i parlamentit.
Deputeti më i vjetër është Milan Lekiq nga koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG)”, ndërsa deputeti më i ri është Mirko Gjukiq nga “Lëvizja Evropa Tani (PES)”.
Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.
Lëvizja “Evropa Tani”, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviq, partia e të cilit mbajti pushtetin mbi 30 vjet në Malin e Zi.
Ndërkohë, Genci Ninambegu do të jetë përfaqësues i Aleancës Shqiptare ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj.
Në parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë. Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe kryeministri në largim, Dritan Abazoviq, i lëvizjes URA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë