Konstituohet Këshilli i Bashkisë së Shkupit, Dame Dimitrovski zgjidhet kryetar

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri i komunës, Orce Gjorgjievski, i cili theksoi se qëllimi i tij është ta shndërrojë Shkupin në një qytet shembull për pastërti, rend, transparencë dhe zhvillim urban modern.
Në këtë seancë, me 23 vota pro, për kryetar të Këshillit u zgjodh Dame Dimitrovski, i cili në zgjedhje ishte bartës i listës zgjedhore të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit.
Në Këshill, OBRM-PDUKM ka 18 këshilltarë, ndërsa VLEN, BDI dhe "E Majta" kanë nga 6 këshilltarë secila, ndërsa LSDM ka 5. Nga një këshilltar kanë koalicioni “Përvojë për sukses”, ZNAM dhe listat qytetare “Të pavarurit së bashku” dhe “Qytet i gjelbër dhe human”. Në seancën e ardhshme, pika kryesore e rendit të ditës do të jetë ribalanci i buxhetit.
“Çdo qytetar ka të drejtë të dijë si merren vendimet, ku shpenzohen mjetet publike dhe si realizohen projektet. Do t’i hapim dyert për publikun, do të promovojmë qasje digjitale dhe transparencë në çdo hap të punës së Këshillit”, tha Dame Dimitrovski, Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.


















































