Konservatorët e Spanjës u zhvendosën në të djathtë të shtunën, duke zgjedhur një tradicionalist si udhëheqës, pasi kërkonin të rivendosnin një identitet të qartë politik, më pak se dy muaj nga rrëzimi nga qeveria.
Pablo Casado mori një fitore të qartë në votimin e anëtarëve të Partisë Popullore (PP) dhe filloi mandatin e tij me një thirrje për unitet partiak, një Spanjë më të fortë në zemër të Evropës dhe ligje më të ashpra për të shmangur çdo lëvizje drejt pavarësisë nga rajonet e saj.
Ai fitoi 1,701 vota në një votim të ligjvënësve dhe anëtarëve të tjerë të lartë të PP-së, duke mposhtur lehtësisht sfiduesen Soraya Saenz de Santamaria, e cila mori 1,250, shkruan TCH.
Ajo shërbeu si zëvendëskryeministre e ish kryeministrit Mariano Rajoy gjatë periudhës së tij gjashtë-vjeçare në detyrë, në krye të qeverisë spanjolle.
Rajoy u rrëzua në një votim mosbesimi në qershor, pasi autoriteti i tij u dëmtua nga një skandal korrupsioni që përfshinte zyrtarët e PP.
Casado u bë kryetari më i ri i Partisë Popullore, pasi është vetëm 37 vjeç, ndërsa u tha anëtarëve në fjalimin e tij të pranimit, se “PP është kthyer. Nuk mund të humbim asnjë minutë duke folur për veten tonë. Ne duhet të fillojmë përsëri të flasim për Spanjën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi