LAJMI I FUNDIT:

Konkurs për pilotë të rinj, mungesë pilotësh në Armatën e Maqedonisë

Konkurs për pilotë të rinj, mungesë pilotësh në Armatën e Maqedonisë

Qendra për trajnim të pilotëve ushtarak gjatë ditës së sotme ka hapur dyert për kandidatët e rinj që dëshirojnë të ndjekin kursin intensiv për pilot helikopteri ushtarak. Kursi intensiv është 18 mujor ndërsa kandidatët pas përfundimit të trajnimit do të jenë të punësuar si pilot në Armatën e Maqedonisë.

Njëri nga trajnuesit kapiteni Borçe Manev thotë se nevoja për pilot është e madhe dhe për këtë arsye qendra për pilot ushtarak i ka hapur dyert për të gjithë të interesuarit.


“Sipas informacioneve që i kemi, ushtria nuk disponon me numër të mjaftueshëm të pilotëve, prandaj po realizohen këto konkurse. Këtu ka vend për të gjithë dhe do t’i kisha ftuar të gjithë të interesuarit të paraqiten në konkurs dhe të na bashkohen”, tha kapiteni, Borçe Manev.

Leonid Ristanovski tregon se çfarë do të thotë të jesh pilot.

“Bëhet fjalë për një profesion që nuk është i zakonshëm dhe që kërkon shumë investim dhe mund. Këtë profesion nuk ka shans ta punojë çdokush. Gjëja më e mirë është se ju e keni zyrën më të mirë në botë. Kur jeni lart në ajër, asgjë s’ka rëndësi përveç se të kënaqeni dhe të shikoni se çfarë ndodh jashtë”, u shpreh Leonid Ristanovski, kadet.

Sa i përket pranimit të kandidatëve të rinj, vijojnë disa kontrolle sistematike për të parë se a janë të aftë për të kryer misionin e pilotit.

“Seleksionimi kryhet në spitalin ushtarak ku kryhen kontrolle mjekësore dhe fizike. Një pjesë e këtyre kontrolleve i kryen qendra këtu, ku kruhen teste të caktuara psikomotorike dhe logjike, pyetje të ndryshme e kështu me radhë. Nëse këto teste kalohen me sukses, atëherë kalohet në trajnimin me avionin 242, ku kryhet seleksionimi në ajër”, tha Mihajllo Toshevski.

Për regjistrim kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere. Të mos jenë më të vjetër se 28 vjet, të kenë të kryer ciklin e parë të studimeve, të jenë shtetas të RM-së dhe të jenë të aftë psiko-fizikisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori