LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: S’ka vend për festë, zgjidhja e problemeve në drejtësi, arsim, ekonomi nuk janë aspak të lehta për LVV-në

Konjufca: S’ka vend për festë, zgjidhja e problemeve në drejtësi, arsim, ekonomi nuk janë aspak të lehta për LVV-në

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së LVV-së, Glauk Konjufca në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka folur për situatën pas zgjedhore në Kosovë.

Konjufca ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes duhet të merret me shumë modesti dhe nuk ka shumë hapësira për festë.


“Fitorja e Vetëvendosjes duhet të merret pa ndonjë mburrje dhe me shumë modesti sepse nuk jemi në kohë feste edhe në kuptimin global. Covidi është duke bërë kërdinë edhe në Kosovë duke çrregulluar jetën shoqërore si në aspektin e humbjes së jetës njerëzve ashtu edhe në atë ekonomik”, tha anëtari i Kryesisë së LVV-së.

Konjufca në këtë intervistë për telegrafin thotë se qeverisjen e presin problem shumë të mëdha.

“Problemet në drejtësi, arsim si dhe ekonomi nuk na lënë vend për me u mburrë dhe me pranua këtë fitore me “fodullëk”. Ne duhet të jemi në nivel të përgjegjësisë dhe të kuptojmë thellësinë e problemeve reale që kemi. Zgjidhja e këtyre problemeve nuk është aspak e lehtë për Vetëvendosjen”.

Njeriu i dytë më i votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit thotë se dikush tjetër një fitore të tillë do të kishte shfrytëzuar për të fituar tenderë.

“Dikush tjetër nëse do të kishte fituar 50% të votave do të ishte gëzuar mjaft shumë dhe i kishte mjaftuar festa për shkak të tenderëve që do të fitonte më pas, por dikush që e merr këtë punë me përgjegjësi dhe me nder, nuk ka kohë për t’u gëzuar fare”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori