LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Prezenca më e madhe e gjuhës frënge në Kosovë përkon me ambiciet tona

Konjufca: Prezenca më e madhe e gjuhës frënge në Kosovë përkon me ambiciet tona

Prezenca e gjuhës frënge në Kosovë dhe promovimi i vlerave frankofone u konsideruan të nevojshme dhe të rëndësishme, në shpalosjen e aktiviteteve të edicionit të 20-të të programit të Javës së Frankofonisë në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët, mes akterëve kyçë për këtë organizim u tha se rreshtimi i Kosovës përkrahë shteteve frankofone e thellon miqësinë me ta.

Ministri i Punëve të Jashtme, Galuk Konjufca tha se prezenca më e madhe e gjuhës frënge në Kosovë përkon me ambiciet integrim në BE dhe në organizata ndërkombëtare.

“Ne e shohim Frankofoninë si një platformë shumë të rëndësishme të bashkëpunimit, të shkëmbimit dhe dialogimit edhe 88 shtete tjera anëtare të kësaj organizate nga pesë kontinentet…Një ndër qëllimet tona mbetet edhe fo rcimi i mësimit të gjuhës frënge, si dhe ngritja e njohurive tona mbi kulturën frankofone në përgjithësi. Prezenca më e madhe e gjuhës frënge në Kosovë dhe promovimi i vlerave frankofonisë përkon me ambiciet e Kosovës. Edhe për integrimet tona në BE, si dhe anëtarësimet e ardhshme në organizatat ndërkombëtare”, tha ai.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi theksoi nevojën e bashkëpunimit më të madh ndërmjet Kosovës dhe shteteve frankofone.

“Rreshtimi i institucioneve të Kosovës përkrahë ambasadës së Francës dhe shteteve tjera frankofone, përmes aktiviteteve të përbashkëta, kulturore, artistike është dëshmia më e mirë e miqësisë tonë të thellë me familjen frankofone”, tha ajo.

Ndërsa, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine-Butel duke folur për javën e frankofonisë tha se investimi i qeverisë në rrjetin e frankofonisë është i dobishëm.

“Frëngjishtja tani flitet nga 300 persona në 5 kontinente, ajo është gjuhë e diplomacisë tashmë. Investimi i qeverisë kosovare në rrjetin e frankofonisë është i dobishëm. Shpresoj që në të ardhmen të rinjtë të mësojnë më shumë gjuhën frënge”, tha ajo.

Pjesë e kësaj konference të përbashkët ishin dhe përfaqësues nga shteti i Belgjikës dhe Luksemburgut. Të dy njëzëri thanë se kultura dhe programi i javës frankofone do të lidh edhe më shumë Kosovën me vendet frankofone./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori