LAJMI I FUNDIT:

Konjufca po merr pjesë në Samitin Botëror në Seul

Konjufca po merr pjesë në Samitin Botëror në Seul

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul të Koresë së Jugut të organizuar nga Universal Peace Federation.

Në samit po marrin pjesë me dhjetëra kryetarë parlamentesh nga e gjithë bota, si dhe figura të rëndësishme parlamentare.

Aktiviteti kryesor i samitit ishte themelimi i “Konferencës Ndërparlamentare të Kryetarëve të Kuvendit”, ku Kosova bashkë me shumë parlamente u bë bashkëthemeluese e këtij mekanizmi.


Kjo konferencë ndërparlamentare e kryetarëve do të shërbejë si platformë e nivelit të lartë e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin regjional dhe dialogun ndërmjet liderëve të legjislativit në botë. Mision do ta ketë avancimin e parimeve të ndërvarshmërisë, prosperitetit të përbashkët dhe përhapjen e vlerave të përbashkëta përmes diplomacisë parlamentare, thuhet në njoftim.

Kryetari Konjufca përveç pjesëmarrjes në themelimin e kësaj konference ndërparlamemtare, mori pjesë edhe në panele të ndryshme diskutimi nga ku paraqiti këndvështrimin e Kosovës kundrejt sfidave që po e ndryshojnë rendin botëror.

Konferenca do të mbyllë punimet më 13 prill 2025. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Lajme
Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Lajme
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Drejtësi

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori