Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se të gjithë popujt demokratik duhet të jenë sa më të bashkuar në vitet e ardhshme në mënyrë që të tejkalohen krizat të cilat do të jenë si pasojë e invazionit të Rusisë në Ukrainë.
Në takim me një delegacion afaristësh nga Gjermania, ai ka thënë se Kosova e sheh shtetin gjerman si partner shumë të rëndësishëm.
“Lufta për shkak të invazionit të tmerrshëm të Rusisë po tregon që në vitet e ardhshme e gjithë bota do të përballet me një krizë e cila do ta prek edhe vendin tonë por edhe çdo vend të botës, sidomos… të energjisë dhe gazit për shkak të përpjekjes së Evropës, përpjekjes shumë të drejtë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë prej burimeve ruse të energjisë, do të ketë impakt në ekonominë botërore por kjo është një rrugë të cilën do ta kalojmë të gjithë së bashku”, ka thënë ai.
Ai para delegacionit gjerman tha se është e domosdoshme që vendet demokratike duhet të punojnë së bashku në organizimin e ekonomisë, duke i lidhur interesat ekonomike sa më shumë.
“Më shumë se kurrë po bëhet imperativ që bota demokratike do të funksionojë gjithnjë e më shumë si një familje. Të gjitha shtetet, të gjithë popujt, unë kam qejf më shumë me fol për popujt, të gjithë popujt që janë të përcaktuar për demokraci, demokracia si bazë e organizmit të shoqërisë, duhet të jenë sa më afër njeri-tjetrit në vitet e ardhshme, do të jetë e imponuese do të jetë e domosdoshme të jemi sa më afër njëri-tjetrit dhe në këtë aspekt, edhe në organizimin e ekonomisë duhet t’i lidhim interesat tona ekonomike po ashtu sa më shumë”, ka thënë ai.
Kryekuvendari foli edhe për papunësinë në Kosovë, për çka tha mbetet i domosdoshëm absorbimi i investimeve.
“Papunësia në Kosovë gjithmonë tradicionalisht ka pasur një përqindje goxha të lartë, mendoj që Kosova me siguri qe e ka pasur papunësinë tradicionalisht më të lartën prej vendeve të rajonit, pikërisht për ketë arsye edhe migrimi është shumë i madh. Është ekzistenciale për neve, është e domosdoshme për neve si popull që me kriju vende të punës në Kosovë. Dhe për me arrit këtë mendoj që është i domosdoshëm absorbimi i investimeve në vendin tonë, prandaj ju shohim si partner shumë të rëndësishëm”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se përmes legjislacionit mund të kontribuohet në ardhjen e investitorëve duke shtuar se si mund edhe të ndryshohet në mënyrë që kjo të realizohet.
Konjufca ka thënë se janë të vetëdijshëm që aspekt esencial për zhvillimin ekonomik janë investimet e jashtme dhe sipas tij mund te ndryshohet edhe legjislacioni në mënyre që të mundësohet ardhja e investitorëve.
Ai po ashtu theksoi se mërgata më e madhe e Kosovës është në Gjermani dhe ka shtuar se një pjesë e madhe e popullit të Kosovës ka gjetur strehim në shtetin gjerman në kohën e okupimit të Serbisë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025