Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në vazhdën e vizitës zyrtare në Estoni, u prit në takim nga Presidenti i Republikës së Estonisë, Alar Karis, të cilin e njoftoi me situatën politike në vendin tonë.
Konjufca falënderoi presidentin Karis për pritjen e ngrohtë dhe i shprehu mirënjohje për mbështetjen e shtetit estonez ndaj Republikës së Kosovës dhe synimeve të saj për integrim në strukturat evropiane e ndërkombëtare.
Sipas një komunikate të Kuvendit, në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy shteteve mike, duke ndaluar te nevoja e shqyrtimit të mundësive për të forcuar edhe më tutje raportet mes tyre.
“Angazhimi për paqen, në kohë si këto, konfirmohet nga gatishmëria për të mbrojtur vlerta tona po aq sa edhe territoret tona, me çdo kusht e me të gjitha mjetet e nevojshme. Kjo është ajo që mbi të gjitha duhet të na sjellë çdoherë e më pranë, gjithnjë e më shumë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.
Presidenti Estonisë, Karis, pasi potencoi raportet e ngushta që ekzistojnë midis dy vendeve tona, konfirmoi mbështetjen e Talinit zyrtar për Kosovën edhe në të ardhmen.
Në fillim të vizitës, kryetari Knjufca, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli dhe këshilltari Donik Sallova, u prit në takim nga Kryetari i Parlamentit të Republikës së Estonisë, Lauri Hussar.
Konjufca i shprehu homologut estonez mirënjohjen për mbështetjen që Estonia i ka ofruar Republikës së Kosovës në aspektin ndërkombëtar dhe sfidat rajonale. Kreu i Kuvendit tha se me Estoninë Kosovën e bashkon partneriteti strategjik, interesat e përbashkët në shumë sfera, bashkëpunimi i vazhdueshëm, vlerat dhe aspiratat e demokracisë.
Kryetari i Riigikogut të Estonisë, Hussar, konfirmoi se mbështetja e shtetit të tij për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sikundër edhe bashkëpunimi në shumë sfera të interesit reciprok.
Bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën e thellimit të mëtejmë të raporteve midis dy vendeve, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave parlamentare, investimeve ekonomike, angazhimit për transformime digjitale, bashkëpunimit në lidhje me sfidat e sigurisë dhe në çdo fushë të interesit të përbashkët.
Në këtë takim të ngrohtë e miqësor kryetarët Konjufca dhe Hussar diskutuan edhe për situatën politike në Kosovë dhe Estoni, duke theksuar se përveç interesave, të dy shtetet ndajnë edhe rrezikun e një Rusie në kërkim të destabilitetit.
“Aleanca e vendeve demokratike është përgjigjja e vetme ndaj kërcënimit rus, aleatëve dhe satelitëve të saj, ndërsa vendosmëria jonë në vlerat e demokracisë është garancia e palëkundur e të ardhmes së përbashkët të paqes dhe përparimit”, u potencua në takim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame