LAJMI I FUNDIT:

Konjufca nderoi të rënët e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël

Konjufca nderoi të rënët e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël

Kryetari i Kuvendit tëKosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, në 23-vjetorin e vrasjes së 241 banorëve të këtij fshati nga forcat serbe.

Me këtë rast të rënët nga një fjalë rasti i përkujtuan kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Rahovec, Ejup Kabashi dhe kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti.


Gjatë fjalimeve u kërkua që drejtësia për të vrarët e Krushës së Madhe të vihet në vend dhe kryerësit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar.

Kryetari Konjufca po ashtu bëri homazhe në varrezat e martirëve të Krushës së Vogël, në 23-vjetorin e masakrës në këtë fshat, ku u vranë dhe u zhdukën 112 burra krushjanë.

Në një postim në facebook, Konjufca ka thënë se masakrat në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku dhjetëra familje shqiptare mbetën pa asnjë mashkull, shënojnë vrasjet masive me përmasa gjenocidi.

“Plaga e parë është masakra e përjetuar nga banorët e pambrojtur, plaga e dytë janë të zhdukurit me dhunë dhe e treta mungesa e drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre. Dhe jo vetëm për ta, këto vazhdojnë të jenë plagë të hapura në trupin e popullit dhe shtetit tonë, përderisa nuk ndëshkohen kryerësit e gjenocidit në Kosovë. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Konjufca bashkë me kryeministrin Kurti morën pjesë edhe në ceremoninë e rivarrimit të shtatë banorëve të Krushës së Vogël, të cilët deri më tani rezultonin të zhdukur me dhunë nga forcat pushtuese serbe.

Edhe në Krushë të Vogël u kërkua drejtësi për të gjitha krimet që u kryen jo vetëm në këtë fshat, por edhe në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe zbardhja e fatit të të gjithë personave të pagjetur.

Nga një fjalë rasti në këtë ceremoni mbajtën kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti dhe kryetarja e fshatit Krushë e Vogël, Shpresa Shehu.

Po ashtu, në 23-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, vizitoi anëtarët e mbijetuar nga kjo masakër. Ai vendosi lule dhe bëri homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e lirisë” dhe vizitoi Muzeun e martirëve të familjes Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori