Nga deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sidomos atyre shqiptarë, Instituti “Konica” kërkon të iniciojnë procedurë për shkarkimin e kryeprokurorit Ljubomir Jovevski, i cili, siç vazhdon më tej reagimi, lejoi rikualifikimin e veprës nga vrasje me paramendim në aksident komunikacioni
Instituti “Konica” me seli në Shkup përmes një reagimi ka ka shprehur hidhërimin dhe revoltën e madhe ndaj vendimit të gjykatës Themelore në Kumanovë për dënim me vetëm 6 vjet burg të Boban Iliçit, kryerësit të veprës vrasje ndaj të miturit Almir Aliu. Duke marrë parasysh faktet që janë shpalosur në opinion, thuhet në reagimin e Institutit “Konica”, ky vendim është kryekëput johuman, subjektiv e hipokrit ndaj edhe krijon hapësirë dyshimi për emocione raciste e etnonacionaliste të gjyqësorit në këtë shtet, shkruan gazeta “Koha”.
“Indinjata jonë shtohet edhe më shumë kur ky vendim skandaloz kalon pa asnjë reagim nga më të thirrurit, deputetët, ministrat, partitë politike, profesorët universitarë, juristët, organizatat e shumta joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe përfaqësive diplomatike në vend. Instituti Konica kërkon përgjegjësi nga fajtorët që në mënyrë direkte apo indirekte janë përfshirë në këtë skandal”. Nga deputetët në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, sidomos atyre shqiptarë, Instituti “Konica” kërkon të iniciojnë procedurë për shkarkimin e kryeprokurorit Ljubomir Jovevski, i cili, siç vazhdon më tej reagimi, lejoi rikualifikimin e veprës nga vrasje me paramendim në aksident komunikacioni. Nga Këshilli i Prokurorëve dhe Këshilli Republikan Gjyqësor, Instituti “Konica” kërkon të shqyrtojnë punën e prokurores Suzana Kusigerska dhe gjykatëses Maja Denkovska.
“Për rastin në fjalë, kërkojmë të dimë qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska. A mendojnë se kjo është mënyra për të ardhur deri te një shoqëri për të gjithë, kur sistemi i drejtësisë krijon precedente për drejtësi selektive?”.
Instituti “Konica” fton gjithë mediat në vend të alarmojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi politike, penale, dhe morale nga të gjithë ata që e vranë drejtësinë, por edhe të atyre që në heshtje lejuan kjo të ndodhë. “Një shoqëri nuk mund të konsiderohet demokratike nëse jeton me idenë se padrejtësia është normë. Në Maqedoninë e Veriut ka pasur përplot raste për drejtësi selektive dhe si rrjedhojë – reagimi jonë merr peshë më të madhe. Prandaj, të gjithë që ndikojnë në sistemin e drejtësisë kanë përgjegjësi dhe duhet të reagojnë dhe jo të fshihen prapa konstatimeve nga sistemi i kaluar monist, se ‘vendimet gjyqësore nuk komentohen’”, thuhet në fund të reagimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit