LAJMI I FUNDIT:

Kongresistët amerikanë kërkojnë unitet politik për interesin nacional

Kongresistët amerikanë kërkojnë unitet politik për interesin nacional

Delegacioni i kongresistëve amerikanë, të udhëhequr nga Peter Roskam dhe David Price janë takuar edhe me shefat e grupeve parlamentare të partive poltike në Kosovë, ku kanë kërkuar që për çështjet politike me interes nacional të ketë sa më shumë unitet dhe bashkëpunim mes gjithë spektrit politik në Kosovë.

Në këtë takim është folur edhe për situatën politike në Kosovë.


Në lidhje me situatën politike në vend, shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se situata politike në vend nuk është ashtu siç do dëshironin të ishte, për faktin se gjatë këtij mandati, kësaj legjislature i ka munguar konsensusi dhe uniteti, sidomos në çështjet nacionale, si Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Bajrami në lidhje me këto dy marrëveshje ka thënë se Nisma nuk e ka mbështetur çështjen e Demarkacionit për faktin se është dëshmuar nga ekspertët se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje rrezikohet t’i humbin mbi 8 mijë hektarë.

Ndërsa sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka theksuar se marrëveshja për Asociacionin rrezikonte shtetësinë e Kosovës, pasi që një Asociacion i tillë parashihte të kishte kompetanca ekzekutive, dhe kjo për Nismën ishte e pa pranueshme.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori