Në Kongresin Botëror për Personat me Aftësi të Kufizuara që po mbahet në Prishtinë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier tha se duhet të bëhet më shumë, për t’iu siguruar personave me aftësi të kufizuara një jetë të dinjitetshme.
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, në hapjen e punimeve të Kongresit tha se ishte e vështirë që ta sjellin personalitete ndërkombëtare në Kosovë, për të diskutuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
“Ideja e këtij kongresi ishte që të marrin praktika të ndryshme nga vendet më të zhvilluara në botë, për t’i sjellë në Kosovë dhe për t’ua siguruar personave me aftësi të kufizuar një jetë me plot dinjitet dhe integrim të barabartë në shoqëri dhe natyrisht respektim të plotë të të drejtave të tyre”.
“Dikujt mund t’i duket shumë sfiduese ta sjellim botën në Kosovë. Por, duke pasur kontakte në çdo cep të saj u bë e mundur kjo gjë. Më besoni që nuk kam lënë gurë pa lëvizur që kjo ngjarje të ndodhë në Kosovë”, tha ajo, raporton Telegrafi.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier tha se duhet të bëhet më shumë, për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuara një jetë të dinjitetshme.
“Ne u angazhuam për ngritjen e kapaciteteve për personat me aftësi të kufizuara. Ne e kuptojmë se kemi shumë për të bërë vetë në Shtetet e Bashkuara, kështu që ne e bëjmë këtë si në vendin tonë ashtu edhe jashtë tij. Ne mund të avancojmë së bashku në të drejtat për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe për diversitete të tjera. Në një numër vendesh personat me aftësi të kufizuara përjetojnë kriza, kështu që qeveritë në mbarë botën duhet të kenë diversitete përfshirëse përgjigjen e planifikimit të krizës”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se në Kosovë ka ligje që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Mirëpo, sipas tij, si shumë ligje që nuk zbatohen, as ky ligj nuk është i zbatueshëm.
Konjufca tha se personat me aftësi kanë sfida të përditshme dhe për to duhet të ketë zgjidhje institucionale.
“Kjo ngjarje është forma më e mirë për ta përmbyllur këtë vit, i cili është shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara. Sfidat e përditshme të personave me aftësi të kufizuara kërkojnë adresim dhe zgjidhje institucionale, në shumë fusha. Ne duhet të punojmë që së bashku t’i luftojmë stigmatizimet për personat me aftësi të kufizuara. Shumë shpesh dëgjojmë fjalë që thuhet se Kosova ka ligje të mira, por në praktikë hasim në vështirësi për tu zbatuar. Në masë të madhe konsideroj që ky konstatim është i vërtetë”, deklaroi Konjufca.
Organizimin e kongresit në Kosovë e mirëpriti edhe eurodeputetja dhe njëherësh Raportuese për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola Von Cramon.
Ajo tha se duhet të rritet bashkëpunimi në kongrese të tilla dhe të krijohen kushte punësimi dhe edukimi për personat me aftësi të kufizuara, pasi të njëjtit janë pjesë e shoqërisë.
“Organizimi i një kongresi të tillë është një mendim shumë i mirë. Kjo është arsyeja që ne kemi nevojë për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin aktiv e të gjithëve që sot janë aty. Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të jenë të diskriminuar, në punësim, në arsim dhe në kujdesin ndaj shëndetit, duke përfshirë këtu edhe kushtet e jetesës në përgjithësi. Personat me aftësi të kufizuara dëshirojnë të jenë pjesë e shoqërisë, sikurse gjithë të tjerët. Ata e kanë të vështirë të gjejnë një punë dhe përballen çdo herë më barriera që nuk duhet të jetë kështu”, tha ajo.
Në Kongres morën pjesë edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme dhe personalitete të tjera nga institucione vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova