LAJMI I FUNDIT:

Konfliktualiteti politik në Shqipëri bllokon amnistinë, 620 të burgosurve do t‘u duhet të presin janarin

Konfliktualiteti politik në Shqipëri bllokon amnistinë, 620 të burgosurve do t‘u duhet të presin janarin

Situata politike dhe bllokimet në kuvend nuk bënë të mundur kalimin dhe miratimin në parlament të amnistisë së të burgosurëve e njoftuar që do të votohej brenda këtij viti.  

Janë 620 të dënuar që përfitojnë dhe sipas burimeve, projektligji do të kalojë në muajin janar të vitit 2024 për votim.


Sipas Kushtetutës në nenin 81 të saj në pikën ‘ë’, thuhet se ligjet për amnistinë miratohen me tre të pestat e anëtarëve të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, në këtë rast do të duhet dakortësi midis partive parlamentare të mazhorancës dhe opozitës për të siguruar 84 votat e mjaftusheshme.

Referuar projektligjit nga aministia do të përfitojnë meshkujt të dënuar me burgim deri në 3 vjet dhe femrat e dënuara me vendim të formës së prerë deri në katër vjet. Do të përfitojnë nga amnistria edhe të burgosurit që u kanë mbetur 3 apo 4 vite dënim, për burrat dhe gratë.

Ndërkohë do të pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen me dy vite heqje lirie.

Një vit ulje dënimi përfitojnë meshkujt dhe një vit e gjysmë gratë dhe të miturit, të cilët nuk përfitojnë amnisti si të tjerët.

Mësohet se nga amnistia përfitojnë 14 gra dhe 4 të mitur. Nga kjo falje do të përjashtohen të dënuarit për krime kundër jetës së individit apo krime kundër shtetit, duke përfshirë raste të korrupsionit.

Por edhe autoritetet ligjore duan të marrin masa nga kjo amnisti. Një  shkresë e lëshuar nga kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rumbullaku  dërguar Drejtorisë së Burgjeve u kërkon bashkëpunim institucioneve për të marrë marrë kampione bilogjike me qëllim ndërtimin e profileve gjenetike AND për këdo nga të dënuarit që do të përfitojnë nga kjo amnisti.

Madje në letër thuhet se Policia e Shtetit ka gatishmërinë për të siguruar grupe ekspertësh dhe tamponë për të bërë të mundur realizimin e këtij procesi.

Kjo do të ndihmojë në pasurimin e databazës me profile AND-je ./RTSH