LAJMI I FUNDIT:

Konflikti i Interesit në vorbullën e klasifikimit dhe menaxhimit

Konflikti i Interesit në vorbullën e klasifikimit dhe menaxhimit

Ardita Morina
Avokate

T’i shërbesh interesit publik është një detyrë themelore e qeverive dhe institucioneve publike. Qytetarët presin që çdo nëpunës publikë t’i kryejnë detyrat e veta në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të paanshme


Pritshmëria e qytetarëve është në rritje kur ka të bëjë me përpjekjet e qeverisë për të parandaluar zyrtarët publikë nga shfrytëzimi i interesave dhe i lidhjeve private që komprometojnë vendimet e marra zyrtarisht dhe administratën publike.

Me rritjen e kërkesave të shoqërisë, konfliktet e interesit të zgjidhura në mënyrë joadekuate ndërmjet zyrtarëve të administratës publike potencialisht dobësojnë besimin e qytetarëve në institucionet publike.

Politika e menaxhimit të Konfliktit të Interesit

Parandalimi i Konfliktit të Interesit vazhdon të jetë tema, që gjithnjë e më shumë po bëhet shqetësuese për shumë shtete të botës përfshirë edhe vendin tonë.

Konflikti i Interesit konsiderohet si indikatori themelor për abuzime tjera të mundshme qoftë financiare, intelektuale, sociale dhe interesave tjera.

Konflikti i Interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat të një zyrtari ose personi i afërt ka interes privat pasuror ose personal jopasuror, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikon në kryerjen në mënyrë të drejtë të funksionit publik, që gjendet në situatat të shkeljes së mundshme sipas dispozitave të Ligjit të Parandalimit të Konflikt të Interesit.

Në sektorin qeveritar dhe publik, konfliktet e interesit rregullohen me politika të veçanta; me metodat dhe qasjet legjislative të krijuara nga aparati drejtues, të cilat synojnë të ruajnë integritetin dhe paanshmërinë në sistemin e vendimmarrjes në institucionet qeveritare dhe publike.

Autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik është Agjencia kundër korrupsionit.

Konflikti i Interesit ndodh kur një person ka një interes privat, i cili ndikon, mund të ndikojë ose duhet të ndikojë në kryerjen në paanshmëri dhe objektivitet të detyrës së tij zyrtare.

Kur interesi privat mund të cenojë mënyrën se si zyrtari i përmbush detyrat e veta aty ka konflikt interesi, ky është konflikt ndërmjet interesave private dhe publike.

Konflikti real i interesit lind kur interesi privat ndikon ose mund të ndikojë realisht në kryerjen e detyrave zyrtare në shërbim të interesit publik.

Konflikti në dukje të interesit ndodh kur interesi privat i zyrtarit nuk ndikon ose nuk arrin të ndikoj në mënyrë të parregullt në kryerjen e detyrës zyrtare.

Dukja e konfliktit dhe interesit duhet të mbështetet në fakte specifike që paraqesin arsye te bazuar se përse mund të ndodh konflikti i interesit, nuk ka konflikt të interesit kur arsyet janë të paqarta dhe dyshimet janë të rrënjosura në mosbesimin e përgjithshëm te Institucionet Publike.

Interesi privat është çdo përfitim që ka zyrtari, familja e tij, të afërmit, miqtë dhe personat ose organizatat me të cilat ai ajo ka pasur marrëdhënie pune. Interesat private mund të jenë pasurore dhe jopasurore.

Personi i afërm me zyrtarin janë: Bashkëshorti/ia ose partneri bashkëjetues, të afërmit në vijë të drejtpërdrejtë të gjakut të pakufizuar, të afërmit në vijë të tërthortë gjaku deri në shkallën e katërt, birësuesi, i birësuari, të afërmit nga ana e bashkëshortit deri në shkallën e dytë.

Shembuj te konflikti i mundshëm i interesit:

1. Një vajzë është diplomuar në drejtësi, babi i saj është drejtor i Departamentit rajonal në një institucion administrativ. Ajo aplikon për vendin e punës, por babi i saj është personi që merr vendimet për punësimet në atë departament.

Kjo është një rrethanë e një konflikti interesi ngase për të shmangur konfliktin është e nevojshme të ketë së paku një nivel të ndërmjetëm në hierarki ndërmjet dy të afërmeve.

2. Drejtuesi i një Institucioni të madh dëshiron të emëron zëvendësin e vet dhe konstaton se kandidati më i kualifikuar për postin është bashkëthemeluesi i shoqërisë private të drejtuesit.

Te ky rast kemi rrethanë të konfliktit të interesit ngase drejtuesi do të bënte shkelje të ushtrimit të detyrës publike nëse emëron bashkëthemeluesin ku qartazi kanë interesin e zhvillimit të biznesit dhe shtimin sa më të madh të përfitimeve.

3. Një person ka aplikuar për një pozicion pune pranë departamentit të planifikimit në një ministri. Gjyshi i aplikuesit është drejtuesi i departamentit të furnizimit të asaj ministrie. Gjyshi nuk është përfshirë as në komision përzgjedhës dhe as në vendimmarrjen lidhur me kandidatët. Nëse punësohet aplikanti nuk do të jetë vartësi i gjyshit.

Në këtë rast nuk kemi konflikt interesi ngase i afërmi (Gjyshi) nuk ka dhe nuk pritet të ketë ndonjë fuqi vendimmarrëse mbi punonjësin e ri, ngase duhet të ekzistoj një tregues specifike më i qartë i ndikimit të interesit privat.

Sipas Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, konflikti i interesit duhet fillimisht të zgjidhet brenda institucionit , ndërsa Agjencia kundër korrupsionit përfshihet në rrethana specifike vetëm kur zgjidhja është e pamundur edhe pasi të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm brenda institucionit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Cili është numri juaj i fatit sipas shenjës së horoskopit?

Cili është numri juaj i fatit sipas shenjës së horoskopit?

Lifestyle
Temperatura në të cilën duhet të lahen çarçafët për të hequr qafe mikroorganizmat

Temperatura në të cilën duhet të lahen çarçafët për të hequr qafe mikroorganizmat

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Kalo në kategori