Konflikti Indi-Pakistan: Bota qëndron në prag të një Armagedoni bërthamor

Do të duhej të ishe shumë optimist për të besuar se ky konflikt do të ndjekë shembujt e mëparshëm të reagimeve të kufizuara ushtarake dhe jo përshkallëzuese.
Burimi: The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Dy javë pas një sulmi vdekjeprurës terrorist në rajonin e kontestuar të Kashmirit, India ka lëshuar raketat drejt Pakistanit. Qeveria indiane pretendon se ka kryer nëntë “sulme precize ndaj kampeve terroriste” në Kashmir. Pakistani, në anën tjetër, thotë se ka rrëzuar disa aeroplanë indianë dhe kërcënon me një kundërpërgjigje të menjëhershme ndaj Indisë.
Përshkallëzimi i tensioneve nuk është befasues. Që pas sulmit terrorist të 22 prillit, zyrtarët indianë fajësuan grupin terrorist pakistanez Lashkar-e-Taiba dhe akuzuan autoritetet pakistaneze për bashkëpunim. Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i hodhi poshtë këto akuza dhe i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndikojnë mbi Indinë për të shmangur përshkallëzimin. Këto sugjerime nuk u morën parasysh nga Nju-Delhi.
Tani që India dhe Pakistani ndodhen në një kurs përshkallëzimi, pyetja kryesore është: çfarë vjen më pas? Nëse je optimist, historia sugjeron se një zbutje e shpejtë e tensioneve është e mundshme. Lufta e Kargilit në vitin 1999, ofron një precedent për një skenar të tillë. Në maj të atij viti, trupat pakistaneze, të maskuara si militantë të Kashmirit, depërtuan në anën indiane të vijës së kontrollit. Pas më shumë se një mijë viktimave, në të dyja anët, India e rimori Kargilin në qershor 1999. Lufta u pasua me një sërë sulmesh hakmarrëse në vitet që pasuan. Megjithatë, këto përshkallëzime nuk çuan në një luftë të madhe mes fuqive bërthamore të Azisë Jugore.
Përkundër këtyre precedentëve optimistë historikë, ka arsye për të besuar se ky konflikt është më i rrezikshëm. Marrëveshja e ujërave të Indusit e vitit 1960, kishte institucionalizuar ndarjen e burimeve ujore nga gjashtë lumenjtë kryesorë të rajonit, ndërsa kishte shërbyer si një mekanizëm stabiliteti në kohë krize. Por, pezullimi i kësaj marrëveshjeje nga kryeministri indian Narendra Modi, e hoqi këtë mekanizëm mbrojtës. Edhe pse India nuk ka infrastrukturën e nevojshme (diga dhe rezervuarë) për të ruajtur sasi të mëdha uji shtesë, Modi duket i vendosur të ndërpresë qasjen e Pakistanit në burimet ujore të rajonit të Indusit. Kjo vendosmëri e tij, në Islamabad interpretohet si një akt lufte që nuk mund të negociohet.
Politikat e brendshme në Pakistan dhe Indi gjithashtu nxisin konfliktin. Që nga rrëzimi i kryeministrit Imran Khan në prill 2022, Pakistani është përballur me trazira dhe marrëdhënie të brishta civile-ushtarake. Ashtu siç zbutja e Luftës së Kargilit hapi rrugën për largimin e kryeministrit Nawaz Sharif dhe grushtin e shtetit nga gjenerali Pervez Musharraf, udhëheqja e sotme pakistaneze mund të hezitojë të kërkojë menjëherë paqe. Në anën tjetër, Modi, i cili shpesh e portretizon partinë rivale Kongresi Kombëtar si të butë ndaj Pakistanit dhe që e lidh retorikën anti-pakistaneze me qasjen e tij populiste, shton edhe një shtresë tjetër të brendshme përshkallëzimi.
Përshkallëzimi i njëkohshëm i tensioneve ShBA-Kinë shton një shtresë tjetër ndërlikimi në konfliktin Indi-Pakistan. Për shkak të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, me gjatësi tre mijë kilometra, i inauguruar në vitin 2015, presidenti kinez Xi Jinping e konsideron Pakistanin si një partner thelbësor strategjik. Nën udhëheqjen e Trumpit, ShBA-ja po negocion luftën tarifore me Indinë dhe ndërtoi marrëdhënie më të ngushta me Nju-Delhin. Megjithëse as ShBA-ja dhe as Kina nuk përfitojnë nga një luftë e hapur në Azinë Jugore, këto polarizime mund t’i pengojnë ato të mbështesin zbutjen e krizës në mënyrë të përbashkët.
Gjatë tri vjetëve të fundit, bota e ka ndjekur me frikë kërcënimin e Rusisë për një Armagedon bërthamor ndaj Ukrainës dhe Perëndimit. Por, konflikti i ri mes Indisë dhe Pakistanit e çon në një nivel të ri rrezikun e një përplasjeje apokaliptike mes fuqive bërthamore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas shpalljen në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

"Veç je femër se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti", debat i ashpër mes Robert Berishës dhe Afërdita Paqaradës në emision

Një video e Angelina Joliet dhe truprojës së saj shkaktoi reagime, a po ndihej aktorja në siklet?

Kallas në veri: Ndërkombëtarët japin pasqyrë më të saktë për situatën

"Policia, të gjithë barkas", momenti i arrestimit të shtatë të 'fortëve' të Durrësit

Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Mediat zvicerane ngrenë alarmin: Rreth 600,000 automjete po qarkullojnë në rrugët e vendit pa u kontrolluar

“Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, Teuta Selimi befason ndjekësit me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave

Eksod i paparë në Old Trafford: Manchester United i vë në shitje të gjithë lojtarët

Mediat spanjolle zbuluan arsyen pse Reali nuk ia zgjati kontratën Modricit