LAJMI I FUNDIT:

Konflikte personale apo politike? Vështirësohet zbardhja e krimeve përgjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri

Konflikte personale apo politike? Vështirësohet zbardhja e krimeve përgjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin e ka vështirësuar punën e hetuesve në zbardhjen e ngjarjeve të tilla përgjatë fushatës zgjedhore.

Ky është rasti i dytë përgjatë fushatës pas tritolit të vënë ndaj Benard Ndrecës, kreut të rithemelimit në Vaun e Dejës. Ekzekutimi i Nikulajt, kryetari i socialdemokratëve të Tom Doshit, kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës nën logon e kësaj partie, ka bërë që policia krahas problemeve apo konflikteve personale t’i trajtojë dhe si krime me prapavijë politike, raporton A2 CNN.

Demokratët e deklaruan se ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi ai kishte deklaruar që nuk do mbështeste socialistin Pjerin Ndreu, por kandidatin e bashkë fitojmë Pashk Gjoni. Por akuzuat u hodhën poshtë nga kampi kundërshtar.


Pamje nga momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin, autori i maskuar i drejton armën teksa biznesmeni po pinte kafen
Lexo po ashtu Pamje nga momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin, autori i maskuar i drejton armën teksa biznesmeni po pinte kafen

Pas ekzekutimit të Nikulajt sërish hetimet kanë mbetur në vend pasi autori i maskuar mirë dhe në respektim të rregullave të qarkullimit rrugor u pikas deri në zonën e Gjadrit. Krahas sekuestrimit të dhjetëra kamerave të sigurisë kësaj here nuk gjetën asnjë mjet të djegur.

Pavarësisht se në ngjarje të tilla në sitë kalohen dhe problemet apo konfliktet personale siç është Historia e gjakmarrjes mes fisit Palaj dhe Nikulaj sërish policia nuk ka mundur të bëjë një lidhje të drejtpërdrejtë pasi anëtarë të fisit Palaj janë larguar prej vitesh nga Shqipëria.

Atentat me armë zjarri në Shëngjin, mbetet i vrarë biznesmeni
Lexo po ashtu Atentat me armë zjarri në Shëngjin, mbetet i vrarë biznesmeni

Por fokusimit në një pistë hetuesve u duhet të verifikojnë dhe aktivitetin politik të viktimave e në një kohë që Vaun e Dejës e në Shëngjin ka krime të tilla zbardhja e tyre bëhet akoma më e vështirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori