LAJMI I FUNDIT:

Konflikt mes disa personave në Tiranë, polici qëllon me armën e shërbimit

Konflikt mes disa personave në Tiranë, polici qëllon me armën e shërbimit

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Mësohet se një prej personave të përfshirë në sherr për motive të dobëta është edhe një punonjës policie i forcave “Shqiponja”, raporton ABC News.


Ky i fundit gjatë debatit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. /Telegrafi/