LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet pasuri me vlerë një milion euro të Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthellës

Konfiskohet pasuri me vlerë një milion euro të Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthellës

Janë konfiskuar disa pasuri me vlerë 1 milion euro në Tiranë. Pasuritë janë njësi sipërfaqe dhe automjete në pronësi të Redjan Rrajës, Kejvina Kthellës dhe Marsela Çiçës.

Pasuritë e konfiskuara do t’i kalojnë shtetit, pasi dyshohet se janë përfituar nga krimi.

Njoftimi:


Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;

2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;

3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;

4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;

5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;

6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;

7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;

8. Një orë dore (Rolex).

Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori