LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet pajisja që merr të dhënat nga çelësat, për të vjedhur veturat (Foto)

Konfiskohet pajisja që merr të dhënat nga çelësat, për të vjedhur veturat (Foto)

Policia në West Midlands ka arritur të konfiskoi një pajisje, që dyshohet të jetë përdorur për të marrë të dhëna nga çelësat, për të hapur dhe ndezur vetura të ndryshme.

Tableti është i pajisur me disa antena, të cilat kanë mundësi të tërheqin kode edhe ndërmjet mureve, ndërsa mund të kyçen më pas në algoritmin e makinës, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit janë duke bërë studime të hollësishme, se si funksionon kjo pajisje dhe formën për parandalimin e saj.


E njëjta besohet të jetë përdorur para një muaji, kur një Mercedes u vodh brenda një minute. /Telegrafi/