LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen rreth 700 kg nënprodukte të prishura të mishit në Ferizaj

Konfiskohen rreth 700 kg nënprodukte të prishura të mishit në Ferizaj

Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj kanë konfiskuar dhe asgjësuar një sasi të madhe të nënprodukteve të mishit dhe qumështit, të cilat për shkak të mos përmbushjes së kushteve të transportit kanë rezultuar të prishura.

Përmes një njoftimi nga komuna, thuhet se janë konfiskuar dhe asgjësuar është rreth 700 kilogramë që ishin gjetur në dy automjete transportuese.


Inspektorati Komunal, përkitazi me këtë rast, përveç konfiskimit dhe asgjësimit ka proceduar rastin në organet e drejtësisë, gjegjësisht në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal, ka thënë se aksioni për kontrollin e cilësisë së mishit dhe produkteve tjera që ofrohen në treg po vazhdon me inspektime në baza ditore.

“Sasia e konfiskuar ka qenë e destinuar të shpërndahet në pika shitëse, gjegjësisht maketet e qytetit tonë. Presim që organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre në mbrojtje të shëndetit publik”, tha ai.

“Komuna e Ferizajt, gjegjësisht Inspektorati Komunal falënderon Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Trafikut për bashkëpunimin në aksionin e sotëm dhe aksionet e mëhershme, bashkëpunim ky që ka rezultuar me parandalimin e shpërndarjes së sasive të mëdha të produkteve të prishura që cenojnë direkt shëndetin e qytetarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori