LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Miratohet Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projekt-Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme që mundëson shitjen dhe dhënien në shfrytëzim të pronave të konfiskuara.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës së, “Ligji ka qenë nuk e ka paraparë shitjen e pronave të konfiskuara”.


“Tashmë i kemi 12 prona të konfiskuara që edhe po kushtojnë për mirëmbajtje dhe nuk kemi mundësi t’i shesin, e me këtë plotësim-ndryshim të këtij projektligji mundësohet edhe shitja por edhe dhënia në shfrytëzim të këtyre pronave”, tha Sallahu gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, përmes një njoftimi Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se “Kalon projektligji që do të qartësoj procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.

“Kështu pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligj-zbatuese të cilat do të punojmë pa u ndalë që të forcohen, por po ashtu nuk do të rreshtim së kërkuari më shumë punë, e më shumë rezultate”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori