LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon Vajgl, më 14 qershor pritet votimi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian

Konfirmon Vajgl, më 14 qershor pritet votimi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian

Deputeti i Parlamentit Evropian Ivo Vajgl konfirmoi për televizionin Shenja se Parlamenti Evropian (PE) ka futur në agjendën e seancës plenare të 14 qershorit votimin e rezolutës për Maqedoninë. Kjo rezolutë i referohet raportit të progresit të Komisionit Evropian nga viti i kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Votimi i këtij raporti paraprakisht ishte shtyrë tre herë ndërsa shkak për këtë ishte kriza e thellë politike dhe mosformimi i Qeverisë. Tre eurodeptetët Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl, nëpërmjet një komunikate të përbashkët, kanë thënë se tani që u formua Qeveria e re, presin që kjo rezolutë të votohet, ndërsa nga Qeveria e re ata presin që të punojë në rrugën drejt integrimeve Euro-Atlantike.


“Pas tre shtyerjeve për shkak të situatës politike, tani presim që seanca e Parlamentit Evropian për votimin e Raportit të vendit për vitin 2016 të mbahet në qershor, ashtu siç është planifikuar. Ne presim që Parlamenti Evropian të punojë me Kuvendin e Maqedonisë në përmbushjen e aspiratave të qytetarëve të saj dhe në reformat e nevojshme që vendi të merr hapa konkret drejt anëtarësimit në BE”, thonë eurodeputetët.

Eurodeputetët po ashtu kanë porositur partitë politike që të punojnë në interes të qytetarëve dhe në kthimin e besimin tek institucionet në vend.

“Shpresojmë që të gjitha partitë politike tani do të veprojnë në frymën konstruktive të pajtimit, në interes të përbashkët të të gjithë qytetarëve, dhe të punojnë me Qeverinë e re për rikthimin e besimit në vend dhe në institucionet e tij, përfshirë edhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe Reformat Urgjente Prioritare. Qytetarët e Maqedonisë tani më kanë pritur shumë gjatë dhe meritojnë që të shohin Qeverinë duke përparuar në këtë axhendë gjithpërfshirëse dhe reformuese”, thonë gjithashtu eurodeputetët.

Parlamenti Evropian me këtë Rezolutë e konfirmon rekomandimin e tetë pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim, por me kusht të realizimit në tërësi të Marrëveshjes së Përzhinës dhe prioritetet urgjente reformuese të Komisionit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Drejtësi
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Komunat
Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Lajme
Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Lajme
Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Lajme
Kalo në kategori