Barcelona pritet të bëjë ndryshime të mëdha për sezonin e ri, por para se të blihen lojtarë të rinj duhet të largohen disa aktual nga klubi.

Emri i parë që pritet të largohet nga gjiganti katalunas është ai i sulmuesit brazilian Vitor Roque, për të cilin Barcelona shpenzoi 40 milionë euro në afatin kalimtar të janarit.


Që nga ardhja e tij nga Athletico Paranaense, Vitor Roque mezi ka luajtur 310 minuta në fushë me fanellën e Barçës.

Pavarësisht pritshmërive të krijuara nga nënshkrimi i tij, sulmuesi nuk ka arritur të zërë një vend në planet e Xavi.

Kjo situatë ka krijuar zhgënjim tek lojtari, i cili nuk e kupton pse klubi e shtyu ardhjen e tij nëse nuk kishte ndërmend t'i jepte mundësi.

Megjithatë Sport ka raportuar se Vitor Roque do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga katalunasit dhe nuk bëhet fjalë për një huazim.

Vitor Roque 1

Klubi po pret ofertat dhe do të pranojë atë më të lartën financiarisht për ta lënë të lirë të largohet yllin brazilian.

Edhe agjenti i lojtarit ditë më parë konfirmoi se qëllimi është shitja e Vitor Roques pasi nuk e kanë në plane huazimin. /Telegrafi/

telegrafi sport app