LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Gjakovë

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Gjakovë

Është konfirmuar aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Gjakovës, Bernard Frrokaj.

Frrokaj po akuzohet se ka bërë transferimin e përhershëm të një mësimdhënëseje, pa përfillur procedurat ligjore për sistemimin e mësimdhënësve nëpër vende të punës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Shaqir Zika tha se i akuzuari Frrokaj dhe mbrojtësi i tij nuk kanë paraqitur fare kundërshtim të provave dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës brenda afatit ligjor.

Në këto rrethana, kjo aktakuzë është konfirmuar dhe sipas gjykatësit Zika, tashmë pritet të formohet trupi gjykues dhe të caktohet seanca e shqyrtimit gjyqësor.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 27 shtator të këtij viti, i akuzuari Frrokaj nuk e kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Sipas aktakuzës, më 28 gusht 2019, Frrokaj në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjakovës, në kohë të pacaktuar, ka përdorur autorizimet e tij në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Valbona Kuqi.

Në aktakuzë thuhet se ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që e merr vendimin e 28 gushtit 2019 për transferim të përhershëm të mësimdhënëses Varjeta Syla në shkollën “Zekeria Rexha” në Gjakovë, duke e favorizuar këtë të fundit, pa përfillur procedurat ligjore për sistemimin e mësimdhënësve nëpër vende të punës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje sipas aktakuzës, po ashtu ky vendim është marrë nga ana e tij rreth një vit para pensionimit të ish-mësimdhënëse Mervete Xerxa, me të cilin vendim ka shkelur seriozisht të drejtat e parapara nga Kontrata Kolektive e Arsimit në Kosovë për të dëmtuarën Valbona Kuqi, e cila ishte duke ligjëruar si mësimdhënëse-zëvendësuese me kontratë të përhershme nga DKA në shkollën e lartcekur, ku me vendim të 13 korrikut 2020 e sistemon në vendin e punës të Varjeta Sylës në fshatin Hereq të Gjakovës.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së. Kjo vepër penale dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori