LAJMI I FUNDIT:

Konfirmimi për Jeep Wrengler që e prisnin të gjithë (Foto)

Konfirmimi për Jeep Wrengler që e prisnin të gjithë (Foto)

Dashamirësit e Wrengler që lëvizë me naftë, mund t’i gëzohen lajmit të fundit që e ka lëshuar Jeep

Nuk është fshehtësi se Jeep është duke e punuar një version tërësisht të ri të Wrengler, që lëvizë me naftë, dedikuar tregut të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Dashamirësit e makinave që lëvizin me naftë, ishin të pakënaqur me mungesën e detajeve, teksa prodhuesi nuk konfirmonte asgjë.

Së fundmi, Jeep Wrangler Forum ka bërë të ditur se kjo makinë me naftë, do të lansohet gjatë vitit që vjen.

Në mënyrë specifike, makina me versionet Unlimited Sport, Sahara dhe Rubicon do të kenë motorin me naftë 3.0-litra V6 CRD, që sa sistemin e ndezjes dhe fikjes.

Sipas të gjitha gjasave, do të prodhojë 260 kuajfuqi, ndërsa për më shumë njësi pritet të konfirmohet nga zyrtarët e lartë të Jeep.

Motori është i njëjtë me atë të Grand Cherokee, që ka tetë shpejtësi automatike.

Në Evropë do të shitet versioni 2.2-litra dhe katër cilindra, që prodhon 200 kuajfuqi.

Ka shanse që Jeep Wrengler të prezantohet gjatë nëntorit në LA Motor Show, ndërsa nuk dihet se kur mund të lansohet në treg. /Telegrafi/