Sot mbahet konferenca përmbyllëse e projektit ''Programi për (vetë)punësimin e nënave që vetëushqehen'', projekt që financohet nga Bashkimi Evropian, ndërkaq zbatohet në Shkup, Manastir dhe Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky program kishte për qëllim të përgatitë dhe përparojë kompetencat e nënave që vetëushqehen për tregun e punës. Në kuadër të projektit janë realizuar trajnime për zhvillimin e aftësive afariste, të organizuara në pesë module.


Gjithashtu janë bërë edhe trajnime profeesionale si përgjigje ndaj nevojave të pjesëmarrëseve. Ato u trajnuan për aftësim kompjuterik bazike dhe më të përparuara./Telegrafi/

*Foto ilustrim