LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e Mynihut, Kurti: Për dy ditë zhvilluam 17 takime bilaterale me liderë e përfaqësues nga Evropa dhe bota

Konferenca e Mynihut, Kurti: Për dy ditë zhvilluam 17 takime bilaterale me liderë e përfaqësues nga Evropa dhe bota

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se gjatë qëndrimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka zhvilluar 17 takime bilaterale.

Kurti me anë të një shkrimi në Facebook tregon se është takuar me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota.


“Për dy ditë e gjysmë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla, zhvilluam 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota”, ka shkruar Kurti.

Konferenca e Sigurisë është një takim vjetor për politikën ndërkombëtare.

Gjatë katër dekadave të fundit, konferenca është bërë forumi më i rëndësishëm për shkëmbimin e pikëpamjeve nga vendimmarrësit e politikave ndërkombëtare të sigurisë. Çdo vit kjo mbledh rreth 350 figura të larta nga më shumë se 70 vende të botës për t’u përfshirë në një debat intensiv mbi sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë.

Lushi: Takimet e Osmanit dhe Kurtit në Mynih të Gjermanisë, fakt që lidershipi i Kosovës nuk po pranohet si duhet në politikën ndërkombëtare
Lexo po ashtu Lushi: Takimet e Osmanit dhe Kurtit në Mynih të Gjermanisë, fakt që lidershipi i Kosovës nuk po pranohet si duhet në politikën ndërkombëtare

Lista e të pranishmëve përfshin krerët e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ministra, deputetë, përfaqësues të rangut të lartë të forcave të armatosura, shkencës, shoqërisë civile, si dhe bizneseve dhe medieve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori