Shqipëria ia ka dalë me sukses të mbulojë jo vetëm mbulojë të gjithë faturën e tërmetit me donacionet e mbledhura në Konferencën e Donatorëve, por ta tejkalojë atë.
Mbi 100 shtete dhe intitucione financiare nga e gjithë bota të mbledhura në Bruksel dhuruan 1.15 miliard euro në formë grantesh, huash dhe projektesh.
“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë sot. Kemi arritur të mbledhim për të ndihmuar Shqipërinë 1.15 miliard euro”, tha Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në mbyllje të konferencës.
Kryeministri Edi Rama nuk përmbajti gëzimin për arritjen e qëllimit, që siç tha ai as në imagjinatën më të shfrenuar nuk do të kishte menduar këtë rezultat.
“Ndërsa vinim këtu po spekulonim, nevoja ishte kaq e madhe. Po thonim nëse arrijmë te 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% të vlerës mund të ndjehemi se kemi pasur sukses, përtej 50% të shumës mund të ketë qenë magji. Kjo është përtej imagjnatës së shfrenuar. Nuk di çfarë të them por më lejoni të jem mistik se në çfarë mënyrë tjetër mund të shpjegoj të gjithë këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla, korinthët ku thuhet “sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vimë nga e njëjta frymë.Nëse një pjesëtar vuan të gjithë vuajnë së bashku, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojnë së bashku. Unë jam i nderuar dhe shpresoj që të gjithë ju të gëzoni së bashku për mua dhe Shqipërinë. Nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin: Njerëzimi është një komb i vetëm!”, tha Rama.
Ja sa dhuruan secili prej shteteve:
Franca jep 60 milionë euro në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndërkohë 100 milionë euro do t’i investojë përmes projekteve të ndryshme.
Suedia do të japë 5.6 milionë euro në grante për emergjencën civile. 3 mln euro i ka ofruar në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Holanda do të ndihmojë Shqipërinë me 3 milionë euro për aktivitetet ndërtuese.
Danimarka do të japë 2 milionë euro për rindërtimin.
Polonia do të japë 2.7 milionë euro për rindërtimin.
Greqia do të japë 2.5 milionë euro që do të disbursohen në faza të ndryshme.
Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin e Shqipërinë
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore.
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin.
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna.
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.
Finlanda jep 300 mijë euro.
Luksemburgu jep 150 mijë euro nëpërmjet UNICEF për të ndihmuar fëmijët.
Britania dhuron 1 milion paund për rindërtimin
Bullgaria jep 100 mijë euro per rindertimin. Bullgaria ka planifikuar 375 mijë euro për projekte të tjera gjkatë 2020 për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave dhe infrastrukturën sociale.
Portugalia njofton se do ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare dhe asistencë, por nuk jep shifër.
Rumania jep 2 milion lei.
Hungaria i jep 250 mijë euro Ipeshkvisë së Tiranës dhe Durrësit për të ndërtuar kishat e dëmtuara.
Qipro thotë se do të ndihmojë financiarisht por nuk jep shifër.
Malta premton ndihmë financiare por nuk jep shifër.
Mali i Zi jep 500 mijë euro. Së bashku me kontributin financiar të bërë më parë në total kontributi është 750 mijë euro.
Serbia jep 2 milion euro grant.
Irlanda premton ndihmë por nuk jep shifër.
Maqedonia e Veriut jep 6 milion dinarë.
Spanja thotë se do të mbështesë Shqipërinë por nuk jep shifër.
Kosova jep 200 mijë euro grante, plus 500 mijë euro të dhuruara menjëherë pas rënies së tërmetit.
Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi banimi në Laç me vlerë 45 milion euro. 100 mijë euro për ndërtimin e xhamive. Vlera e përgjithshme 46.3 milion euro në formën e granteve dhe natyrë.
Gjermania – do të vërë në dispozicion 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri.
Suedia do të dhurojë 5.6 milion euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit.Ky fond do të shkojë për rindërtimin e banesave, përballimin e situatave emergjente, zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës.
Kroacia jep 1 milion euro për shendetesinë
KE jep 100 milionë euro përvec 15 milionë
“Shtetet anëtare kanë ndërmarrë një angazhim të madh. Komisioni Evropian vetëm, angazhon 100 mln euro për rindërtimin e Shqipërisë nga buxheti i BE-së. Kjo përtej 15 mln euro që unë deklarova në dhjetor, ku nuk përfshihen kontributet e shteteve anëtare. Ju ftoj që të gjithëve të kontribuoni dhe ta ndihmoni Shqipërinë që të ngrihet në këmbë shpejt” u shpreh presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen.
Grupi i Bankës Islamike për zhvillim 365 milionë euro në formë programesh investimi. 50 milion euro për rikuperimin e mjedisit të biznesit.
Grupi i Bankës Botërore dhe IFC 160 milionë euro kredi.
Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim. Shuma mund të shkojë deri në 100 milionë euro.
Banka e Këshillit të Europës 155 milionë euro grante dhe 100 milion euro hua.
Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin.
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2000 njësi banimi me vlerë 70 milion euro.
Zvicra jep 9 milionë euro grante.
Katari jep 5 milionë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
SHBA do të japë 5 milion dollarë.
Japonia jep asistencë me vlerë 2.5 milion euro.
Azerbajxhani jep 500 mijë euro.
Republika e Koresë jep 300 mijë dollarë amerikanë.
Litenshtajni jep 50 mijë euro për rindërtimin.
Norvegjia jep 21 milionë korona norvegjeze, përfshirë kontributin e sotëm prej 5 milion koronash.
Algjeria jep 50 mijë euro.
Brunei jep 50 mijë dollarë.
UNICEF jep 500 mijë euro për shkolla.
Fatura zyrtare e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit është rreth 1 miliar euro. Pas verifikimit të 50 mijë ndërtesave qeveria shqiptare në bashkëpunim me 60 ekspertë të BE, BB dhe Kombet e Bashkuara kanë evidentuar se Strehimi dhe Arsimi do të marrin rreth 80% të shumës për riparimin e dëmeve.
Në total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202 mijë persona në 11 qytete, ndërsa Tirana dhe Durrësi janë më të prekurit nga tërmet i 26 nëntori. /oranews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025