Konferenca e 4-të Ndërkombëtare për Shkencë Shëndetësore në Kosovë në UNI – Universum International College Powered by Arizona State University

Në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare në UNI – Universum International College, u mbajt me sukses Konferenca e 4-të Ndërkombëtare për Shkencë Shëndetësore, duke sjellë në Kosovë një nivel të lartë diskutimesh akademike dhe shkencore.
Në këtë konferencë morën pjesë profesorë ndërkombëtarë dhe studiues vendorë, të cilët prezantuan punime nga fusha të ndryshme si shkencat shëndetësore, ekonomia, shkencat politike, juridiku dhe shkencat kompjuterike.
Ngjarja u karakterizua nga diskutime të thelluara, shkëmbim njohurish dhe ide inovative, duke krijuar një platformë të rëndësishme për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të kërkimit shkencor në rajon.
Një vlerë e shtuar e konferencës është fakti që ajo është e akredituar nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve Shëndetësorë të Kosovës (OIK), duke e bërë edhe më të rëndësishme për profesionistët shëndetësorë.
Ky aktivitet forcon edhe një herë rolin e UNI – Universum International College si institucion lider në ndërkombëtarizim dhe kërkim shkencor në rajon.
Apliko tani: https://universum-ks.org/kerko-info/
Email: aplikimet@universum-ks.org
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062




















































