Intensiteti dhe rrezikshmëria e kërcënimeve hibride, por edhe dezinformimi është në rritje viteve të fundit, derisa Rusia dhe Kina konsiderohen akterët kryesor të këtyre kërcënimeve.
Kështu u tha në konferencën “Balkan Disinfo 2025”, e cila po mbahet në Prishtinë dhe ku po marrin pjesë njohës të kësaj fushe nga shtete të ndryshme të botës, raporton KP.
Diplomati finlandez, Tapio Pysalo u shpreh se qëllimi i këtyre kërcënimeve hibrike dhe dezinformatave nga Rusia dhe Kina po bëhet që të krijohet pasiguri dhe frikë, si dhe ndasi brenda BE-së dhe NATO-s.
Diplomati finlandez tha se këto dy shtete po bashkëpunojnë për të përhapur dezinformimin duke shfrytëzuar edhe inteligjencën artificiale.
“Intensiteti dhe rrezikshmëria e kërcënimeve hibride është në rritje viteve të fundit veçanërisht duke marr parasysh Rusinë dhe Republikën Popullore të Kinës si aktorët kryesor të kërcënimit. Objektiv për ata mbi të gjitha është minimi i partneriteteve tona duke mbjell ndasi brenda BE-së dhe NATO-s, duke penguar zgjerimin e NATO-s veçanërisht, edhe BE-së në Ballkanin Perëndimor, minimin e institucioneve demokratike duke përfshirë kredibilitetin e zgjedhjeve, cenimin e besimit të publikut dhe duke i polarizuar shoqëritë tona, duke ndikuar në stabilitetin e shoqërisë sonë.
Qëllimi është që të mbillet pasiguri, frikë, duke cenuar besimin publik dhe duke e dobësuar mbështetjen që ia japim ne Ukrainës. Besoj që të gjitha këto mund të zbatohen edhe për dezinformimin si trendë të përgjithshme dhe tek dezinformimi shohim se edhe Kina edhe Rusia kanë përshkallëzuar operacionet e tyre në Evropë dhe SHBA. Rusia ka investuar shumë në dezinformim”, u shpreh ai.
Matarina Klingova nga GLOBSEC nga Sllovakia u shpreh se numri më i madh i dezinformimit po përhapet nga vetë liderët politik.
Sipas saj narrativa të rreme po përhapen përmes përmbajtjes së sponsorizuar në media sociale.
“Dezinformimi po përhapet nga liderët tanë politikë, nuk është diçka që ju mund ta ndiqni në ueb-sajt apo në Facebook e kanale të Twitter, tani po ngritet, po paraqitet nga lidershipi ynë politik. E ndez TV-në apo ndonjë debat politik para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, dhe aty gjen një narrativ polarizues të cilat prezantohen nga hisedarë të ndryshëm. Dhe pastaj kemi fushata të cilat mundohen t’i njollosin organizatat e ndryshme qeveritare, pastaj gazetarët, pastaj dezinformata nga aleatët tanë nëpër institucionet e BE-së dhe NATO.
Pastaj kemi aktorë vendorë të cilët përhapin narrativ të cilët e prishin luftën në Ukrainë apo që prekin çfarëdo ndihme nga NATO dhe BE-ja. Nga anketat tona varësisht nga narrativi shohim e kemi 66% të sllovakëve në vitin 2023 mendonin se SHBA-ja po mundohet që tërhiqet nga lufta në Ukrainë dhe tani shumica e Evropës Qendrore e shohin Rusinë si kërcënim, por ai perceptim në Sllovaki ka rënë në 62% në vitin 2022, në 49% në vitin 2024”, theksoi ai.
Shefi i Task-Forcës për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Divizionit Strategjik të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel, Alen Musaefendic u shpreh se si divizion në Ballkanin Perëndimor kundër dezinformimit po punojnë nga viti 2018.
Ai thekson se liderët e Ballkani Perëndimor janë zotuar se do të punojnë në luftimin e FIMI-it, derisa shtoi se luftimi i dezinformimit është bërë pjesë e procesit për t’u anëtarësuar në BE.
“Është fatkeqësi kjo për shkak se një sërë rastesh të gjithë liderët politikë të Ballkanit janë zotuar që të punojnë më shumë për të luftuar FIMI-in dhe dezinformimin, shembull në vitin 2002 në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë në konkluza pika 25 është se ‘ne zotohemi se do të luftojmë FIMI-in [Dezinformimi, manipulimi, ndërhyrja në informacion nga aktorët e huaj] dhe kjo vlen edhe për liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Nga viti 2023 gjithashtu është pjesë e procesit për adresim në BE që të përvetësohet FIMI, është një risi që si pjesë e procesit për aderim në BE vendet kandidate që janë shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar që të bëjnë më shumë për të ngushtuar hapësirën për përhapjen e FIMI-it. Në mënyrë proaktive pozicionohemi si BE dhe pro BE në mënyrë që akterët e kërcënimit të mos mund të mbjellin narrativa të rreme”, theksoi ai.
Konsulenti i specializuar në sfidat e reja për integritetin e zgjedhjeve, Ben Graham theksoi se në Britaninë e Madhe nga shteti ku ai vjen ka një forcim të narrativave pro-ruse nga rrjetet e Republikës Popullore të Kinës.
Por, ai shtoi se proceset e shumta zgjedhor që shënuan vitin e kaluar kanë krijuar disa aspekte pozitive për luftimin e dezinformimit në mënyrë më efikase.
“Shohim një përafrim strategjik më të madh sa i përket kundërshtarëve tanë shohim një zmadhim ose forcim të narrativave pro-ruse nga rrjetet e Republikës Popullore të Kinës dhe është me rëndësi që të punojmë së bashku për t’iu kundërvënë.
Së dyti mendojmë se ende nuk e kemi zënë hapin duket se kemi ngecur në një kështjellë që është në shtet rrethim dhe si prirje i kemi t’i ngrehim mburojat por jo ndoshta na ndihmon aty për aty, por nuk na ndihmon që të fitojmë në territor në kuptim të luftimit të manipulimit të informacionit duhet t’i shikojmë edhe aspektet psikologjike pse njerëzit i besojnë këto dezinformomë dhe si mund t’i bindin njerëzit. Mendoj se duhet të punojmë më shumë elokuencë në kundërvënie”, theksoi ai.
Studiuesi dhe eksperti i inteligjencës digjitale veçanërisht për fushatat e manipulimit dhe ndikimin të informacionit të huaj, Benjamin Schultz nga Shtetet e Bashkuara, u shpreh se për shkak të urdhrave ekzekutiv të marr nga presidenca e re amerikane po ndodh një sulm ndaj hulumtuesve.
Sipas tij SHBA-ja është bërë një shoqëri e hiper-polarizuar.
“Në dy javët e ardhshme ka ndryshuar shumë në SHBA dhe tërë botën për shkak të urdhrave të ndryshme ekzekutiv dhe në SHBA një trend problematik që po qarkullon është sulmi ndaj hulumtuesve dhe ueb-sajteve të hulumtuesve. SHBA-ja po mundohet që ta përkul tani qasjen në Evropë, por njëherë për njëherë po duket se është problematike sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe në përballje me këto kërcënime hibride nga njëra anë nga Irani, Rusia, Kina dhe të tjerë.
Po mundohem që të mos tingëllojë si politikan, por dezinformimi bëjnë një fjalë e pistë politike, sepse grantet shkencore tani janë tërhequr që nuk kanë të bëjnë asgjë me partinë kanë qenë punime bazike sa i përket impaktit shoqëror dhe që është shëndeti publik, IA gjithçka që thuajse pak e përmend fjalën dezinformatë, grua, apo anshmëri. Dhe grantet tani janë tërhequr vetëm në bazë të këtyre, tani jemi në një vend ku bashkëpunimi po sulmohet në mënyrë institucionaliste dhe të gjitha aspektet e hulumtimit shkencor dhe po bëhet si një dele e zezë“, u shpreh Schultz. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Nuk ndalen komentet e Ramës ndaj organeve të drejtësisë: Në emër të anti-korrupsionit rrezikohet demokracia, shteti, ekonomia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-380x233.jpg)
Nuk ndalen komentet e Ramës ndaj organeve të drejtësisë: Në emër të anti-korrupsionit rrezikohet demokracia, shteti, ekonomia
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-380x233.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-380x233.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re