Dy klubet milaneze u futën në një luftë për shërbimet e mesfushorit, i cili zgjodhi të kalonte te Interi për një shumë prej rreth 40 milionë euro.

“Ata mund të më fishkëllejnë nëse duan. Por, në fakt, ata duhet t’i fishkëllejnë njerëzit te Milani që kanë thënë se do t’u bashkohesha atyre”.


“Nuk është e vërtetë, asnjëherë nuk kam nënshkruar, as nuk ua kam dhënë fjalën”.

“Po, Milani më bëri ofertë që ishte financiarisht superiore ndaj asaj të Interit. Por, unë fola me Mancinin, ai ma shpjegoi projektin dhe më bindi, prandaj ja ku jam”, ka thënë ish-futbollisti i Monacos për Tuttosport. /Telegrafi/

telegrafi sport app