LAJMI I FUNDIT:

Koncert madhështor nga Sinan Vllasaliu me Orkestër në “Prishtina Gastronomy Festival”

Koncert madhështor nga Sinan Vllasaliu me Orkestër në “Prishtina Gastronomy Festival”

“Plagët e lirisë” është albumi i famshëm i këngëve hit të viteve 90’, të artistit të mirënjohur e shumë të dashur për publikun Sinan Vllasaliu.

Nëntë hitet e këtij albumi duke përfshirë “Luj Lirie”, “Dudije”, “Plagët e lirisë” si dhe shumë hite të albumeve tjera të Sinan Vllasliut, do të keni kënaqësinë t’i dëgjoni të interpretohen drejtpërdrejtë nga vet artisti, me një supër orkestër përbërë prej 10 profesionistëve, me datë 21 korrik duke filluar nga ora 21:00 në skenën e Festivalit të Gastronomisë.

Ky koncert i Sinan Vllasaliut do të rikthej muzikën e viteve të 90-ta si dhe kujtimet e bukura nga ajo kohë të krijuara përmes këtyre këngëve.


E derisa si publik do të keni mundësinë të kënaqni shqisat e dëgjimit përmes muzikës e të bashkë të këndoni këngët e preferuara, shqisat e shijimit mund t’i kënaqni përmes pije e ushqimeve të shumëllojshme që mund t’i gjeni brenda hapsirës së festivalit në shumë prej shtëpizave të pranishme.

Prandaj, mos harroni, rezervoni në kalendarin tuaj datën 21 korrik për të ndjekur nga afër koncertin spektakolar të të madhit Sinan Vllasaliu.

E për të rezervuar biletën tuaj vizitoni linkun www.rave-travel.com dhe klikoni Prishtina Gastronomy Festival, si dhe zgjidhni datën cilën po kërkoni.

Për t’i shtuar momete të bukura jetës suaj, Prishtina Gastronomy Festival ju fton të vini me familje, me të dashur, me shoqëri, e me kolegë!

Ejani dhe kënaquni së bashku nën tingujt e muzikës shqip, me shijen e ushqimit nën atmosferën e ngrohtë verore, në sheshin “Adem Jashari”, në zemër të Prishtinës.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Magazina
Kalo në kategori