LAJMI I FUNDIT:

Komunizmi, “sëmundja e të rinjve” që s’e kapi Branko Merxhanin

Komunizmi, “sëmundja e të rinjve” që s’e kapi Branko Merxhanin

“Bota Shqiptare e Branko Merxhanit” është libri më i fundit i Ndriçim Kullës. Ai u promovua të hënën, duke sjellë në dritë mendimin e një prej intelektualëve më të spikatur të viteve 1930, po ashtu një prej atyre që nuk u magjeps nga komunizmi që asokohe njihej si sëmundje e të rinjve.

“Merxhani ka pasur debat me Petro Markon, sepse Petro Marko ishte komunist deri kur ajo që i ndodhi e bëri që të hiqte dorë nga komunizmi, por jo nga idetë e majta. Megjithatë, Brankon dhe Petron i bashkonte kultura dhe dija”, tha Kulla.


Kulla u ndal edhe te raporti i artistëve me politikën.

“Nuk ka asnjë problem që artistët të merren me politikë, por kur kjo vjen natyrshëm e jo kur ka tendencë. Meqë jemi në prag të zgjedhjeve unë nuk shoh një kryeministër të dijes”, tha Kulla duke shtuar se me artistët në politikë, e para është politika.

Mungesën e politikave kulturore në kohe pandemie, Kulla e sheh si tragjike. “Është tragjike dhe efektet e saj janë afatgjata. Janë pasoja që do i shohim më vonë. Botuesit po falimentojnë”, tha ai.

Kulla e ka studiuar figurën e Merxhanit që në vitet e komunizmit, kohë kur siç tha ai, ndjehej i vetmuar, sepse për Merxhanin nuk kishte me kë fliste.