LAJMI I FUNDIT:

Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptase, përqindja e papunësisë së tyre arrin mbi 95 për qind

Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptase, përqindja e papunësisë së tyre arrin mbi 95 për qind

Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptase (RAE) në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta.

Ndër problemet kryesore të tyre është përfaqësimi politik, siguria dhe liria e lëvizjes, ekonomia, arsimi, qasja në kujdesin shëndetësor e probleme të tjera.


Komuniteti rom përbën ndërmjet 2% dhe 5% të popullsisë komunale në Prizren, Obiliq, Pejë dhe Mitrovicë.

Ndërsa në zona të tjera, komunitetit rom përbën 1% ose më pak të numrit të gjithëmbarshëm të popullatës komunale: Deçan, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Leposaviq, Lipjan, Malishevë, Novobërdë, Podujevë, Prishtinë, Rahovec, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Vushtrri dhe Zveçan, transmeton Telegrafi.

Shifrat e papunësisë te komuniteti rom janë veçanërisht të larta. Në komunat e sipërpërmendura, norma e papunësisë te romët sillet ndërmjet 95% dhe 100%.

Pjesëtarët e këtij komuniteti zakonisht mbijetojnë me të hollat që dërgohen nga anëtarët e familjes jashtë vendit, punë fizike të herë pas hershme ose aktivitet bujqësor në shkallë të vogël.

Në të dhënat e publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Kosovë, bëhet e ditur se norma e ndjekjes së shkollimit nga fëmijët rom është më e ulët se te komunitetet e tjera, dhe kjo u atribuohet aspekteve kulturore dhe sociale të tilla si diskriminimi dhe vlefta e ulët sociale që i jepet arsimimit nga disa pjesëtarë të komuniteteve RAE, si dhe gjendjes së tyre të vështirë ekonomike, transmeton Telegrafi.

Kurse, komuniteti tjetër ashkali ka më së shumti shtrirje në Fushë Kosovë, përqindja e tyre në këtë komunë është 9,57%.

Në komuna të tjera, të komunitetit ashkali përfshin midis 0.02% dhe 2.5% e popullsisë së komunës.

Norma e papunësisë te ashkalitë sillet prej 95% deri në 100%.

Pasi që pjesëtarët e komunitetit ashkali flasin shqipen, ata përballen me pak probleme në krahasim me komunitetet e tjera sa i përket qasjes në arsim në gjuhë adekuate për ta, dhe janë përgjithësisht të përfshirë në sistemin zyrtar të arsimimit publik. Sidoqoftë, qasja në arsim mund të vështirësohet nga gjendja e varfër socio-ekonomike e pjesëtarëve të këtij komuniteti, dhe nga aspekte kulturore dhe sociale, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, komunitetit egjiptian përbëjnë ndërmjet 1% dhe 5% të popullsisë komunale:Gjakovë, Istog,Klinë,Pejë dhe Prizren.

Në komuna të tjera, pjesëtarët e komunitetit egjiptian përbëjnë më pak se 1% të popullsisë komunale:

Norma e papunësisë te komuniteti egjiptas në komunat përkatëse vlerësohet ndërmjet 90% dhe 100%./Telegrafi/