LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni kryesisht zhvillohet në kushte të vështira

Komunikacioni në Maqedoni kryesisht zhvillohet në kushte të vështira

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në mënyrë të vështirësuar, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.


Ndalesa për kamionë është larguar në aksin rrugor Koçan-vendkalimi kufitar Dellçevë.

Të mbyllur për komunikacion janë rrugët drejt fshatit German, Goshincë dhe Alshevc, ndërsa për shkak të mbetjeve të borës i ndërprerë është edhe qarkullimi në aksin rrugor Prilep-Vitolishte.

Komunikacioni me vështirësi po zhvillohet në aksin rrugor Kumanovë-Kriva Pallankë për shkak të borës.

LAMM rekomandin kujdes në drejtimin e automjeteve, posaçërisht në akset rrugore Koçani-Makedonska Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori