LAJMI I FUNDIT:

Komunës Aerodrom i shtohen 40 objekte të reja banesore

Komunës Aerodrom i shtohen 40 objekte të reja banesore

Komuna e Aerodromit në qytetin e Shkupit, ka paraqitur për votim ndryshimet në Planit Detal Urbanistik, ku parashikohet ndërtimi i 40 objekteve të reja banimi. transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto ndryshime janë paraqitur pa asnjë paralajmërim paraprak për këshillëtarët e kësaj komune, ndryshime që, sipas disa këshilltarëve dhe qytetarëve, do të sjellin probleme të reja në infrastrukturë. Ata thonë se komuna ka nevojë për shkolla, kopshte fëmijësh, gjelbërim dhe parkingje.

Në një anketë të realizuar nga Tv Alsat-M, qytetarët shprehen me qëndrime të kundërta rreth këtij vendimi.

“Kemi pushtet, pse të hy unë në probleme të tilla. Ata duhet të vendosin, paguhen për të marrë vendime në interes të qytetarëve që i kemi votuar”.

“Ky do të jetë një problem serioz”.

“Nuk do të jetë problem. Nëse shkoni në vende të huaja do të shihni 100 katëshe, njerëz që jetojnë dhe bëjnë biznese, nuk ka problem”.

“Me të gjitha ndërtesat ndotja është e madhe. Shumë objekte ndërtuan, e mbyllën qarkullimin e ajrit”.

“Pasi ka vendosur komuna duhet të jetë mirë”.

“Vendi ku planifikohen ndërtesat e reja gjendet në Lisiçe të epërme, pranë Vardarit, një vend që tani përdoret zakonisht për mbeturina dhe që paraqet një imazh i keq për komunën. Kjo zonë do të urbanizohet dhe hapësira do të fisnikërohet. Kështu do të rritet cilësia e jetesës në këtë pjesë të komunës”, thuhet në qëndrimin e Komunës së Aerodromit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori