LAJMI I FUNDIT:

Komunat me më shumë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, Prishtina mbi 1 mijë persona aktiv me virus

Komunat me më shumë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, Prishtina mbi 1 mijë persona aktiv me virus

Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4 mijë e 931 persona, prej të cilëve edhe 2 mijë e 561 janë ende raste aktive.

Sipas të dhënave të publikuara nga drejtori për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti deri më tani komuna që ka më së shumti raste aktive është Prishtina, me plot 1090 raste aktive me coronavirus, 393 të shëruar dhe 14 vdekje.


Pas Prishtinës, është komuna e Vushtrrisë e cila që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka regjistruar 410 persona pozitiv me COVID-19, prej të cilëve 298 janë shëruar, 8 kanë përfunduar me fatalitet dhe 104 janë ende aktive.

Në Prizren nga 392 persona të infektuar, tashmë janë shëruar 217 persona, 17 kanë përfunduar me vdekje, ndërkaq, raste aktive janë ende edhe 163.

Në Komunën e Ferizajt, megjithëse ka më pak të infektuar se Prizreni, rastet aktive janë shumë më shumë, plot 224, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve i cili është 371, nga të cilët 2 kanë vdekur, ndërkaq 145 janë shëruar.

Gjilani, Mitrovica e Jugut dhe Fushë Kosova po ashtu kanë nga mbi 200 raste të infektuar dhe mbi 100 aktive po ashtu.

Të dhënat për rastet aktive me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë

Në Gjilan nga 280 të infektuar 149 janë shëruar, 4 kanë vdekur ndërkaq edhe 127 janë ende raste aktive.

Në Mitrovicën e Jugut, nga 224 raste të konfirmuara gjithsej që nga fillimi i pandemisë, 4 kanë vdekur, 100 janë shëruar, ndërsa ende janë aktive edhe 120 raste.

Kurse, në Fushë Kosovë, nga 223 raste të konfirmuara, 2 kanë vdekur, 76 janë shëruar, ndërsa ende janë aktive edhe 145 raste me coronavirus.

Të gjitha komunat tjera kanë më pak se nga 100 raste aktive, ndërkaq deri më tani janë bërë 28 mijë e 216 teste.

Konfirmohen 216 raste të reja me COVID-19 në Kosovë - një i vdekur
Lexo po ashtu Konfirmohen 216 raste të reja me COVID-19 në Kosovë - një i vdekur

Ndryshe, të dielën e 12 korrikut, para mesnatës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona që janë testuar si të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Të dhënat për numrin e të infektuarve sipas komunave, Ministria e Shëndetësisë

Po ashtu të dielën ka vdekur një person duke çuar në gjithsej 102, numrin e viktimave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Qeveria e Kosovës, të dielën ka paralajmëruar ashpërsimin e masave për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19.

Qeveria vendos masa shtesë në luftën ndaj pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Qeveria vendos masa shtesë në luftën ndaj pandemisë COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti, tha në një konferencë për media të dielën se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese kundër përhapjes së coronavirusit.

Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare.  Në spitalet publike në Kosovë është rritur edhe numri i të shtrirëve.

Në spitalet e Kosovës, 301 pacientë me coronavirus, 29 në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu Në spitalet e Kosovës, 301 pacientë me coronavirus, 29 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të dielën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori