Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar opinion ligjor nga Ministria e Financave për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë.
Ky veprim është bërë të mërkurën nga Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci drejtuar Ministrisë së Financave, Transfereve dhe Punës duke e vënë në dijeni edhe Kryeministrin, Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe palët e interesit.
Nga Asociacioni konsiderohet se Opinioni ligjor nga Ministria e Financave Transfereve dhe Punës do të sqaroj dilemat e ligjshmërisë rreth propozimit të Ministrit Murati për “faljen e 100 eurove nga tatimi i pronës për vitin 2023”.
“Dilemat e shprehura nga Kryetarët e Komunave rreth ligjshmërisë së këtij propozimi të Ministrit te Financave z.Murati, presim t’i japë zgjidhje ky opinion sqarues që e presim nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës”.
“Duke qenë se në opinion ka dilema ligjore për atë se a është apo jo përgjegjësi e nivelit lokal çështja e “faljes së tatimit në pronë”, presim që këto dilema t’i qartësojë Opinioni ligjor nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës si institucion kompetent”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AKK-së.
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), më pare kishte kërkuar nga Ministria e Financave që vendimi për ri-vlerësimin e pronave të pezullohet dhe që qytetarët e Kosovës të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023 ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe