LAJMI I FUNDIT:

Komuna Qendër – Zhupë do të bëhet me sallë sportive

Komuna Qendër – Zhupë do të bëhet me sallë sportive

Komuna Qendër – Zhupë do të bëhet me sallën e parë sportive. Nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, atëherë punimet do të përfundojnë së shpejti dhe salla do të lëshohet në shfrytëzim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Salla është ndërtuar në oborin e shkollës nëntëvjeçare ”Mustafa Qemal Ataturk”. Salla financohet me mbështetje të qeverisë dhe është pjesë e projekteve të sallave sportive.


Kryetari i komunës Qendër – Zhupë, Arian Ibraimi thotë se tash e tutje çdo aktivitet kulturor dhe sportiv në të ardhmen do të mbahet në këtë sallë, e cila do të ketë 300 ulëse, zhveshtore, si edhe hapësira tjera që duhet t’i ketë një sallë e standardit të këtillë.

Për këtë sallë janë investuar 330 mijë euro./Telegrafi/