LAJMI I FUNDIT:

Komuna Qendër nuk është e njoftuar për monumentet shqiptare, do të kërkojë përgjegjësi penale!

Komuna Qendër nuk është e njoftuar për monumentet shqiptare, do të kërkojë përgjegjësi penale!

Komuna ‘Qendër’ e informon publikun se ajo nuk është në dijeni, as nuk ka marrë pjesë në vendosjen e fshehtë natën në tre monumentet e veprimtarëve shqiptarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në stilin e tyre të njohur, gjatë natës, në fundjavë dhe para festës, larg nga syri i publikut, qeveria OBRM-PDUKM dhe BDI kanë vendosur tre monumentet e porositura, të porositura nga udhëheqësia e mëparshme e Komunës Qendër. Për këtë skenar, kryetari i komunës, Zhernovski, tashmë ka mbajtur një konferencë për shtyp, të cilën e ka zbuluar lojën politike të Gruevskit dhe Ahmetit në vitin 2013, ku qëllimisht është vonuar ngritja e këtyre tre monumenteve. Sipas marrëveshjes të nënshkruar në mes udhëheqësisë të mëparshme të komunës Qendër dhe shkritores Guastini, kompetent për prodhimin e punës, transportit dhe instalimin e monumenteve”, thuhet në një deklaratë nga Qendra.


“Për këtë arsye, kryetari i Qendrës sot ka urdhëruar inspektoriatin përkatëse për të hetuar këto gjetje. Konkludohet, gjithmonë sipas Qendrës, se Komuna e Çairit në mënyrë të paligjshme ka vendosur ato monumente dhe do të mirren të gjitha masat ligjore, duke përfshirë edhe përgjegjësi penale. Komuna e komunës Qendër do të kërkojë nga Kryetari për të treguar se cila ka qenë procedura kontraktuese për vendosjen e monumenteve, thuhet ndër të tjera në deklaratën e komunës. /Telegrafi/