LAJMI I FUNDIT:

Komuna Novaci përgatit aplikacion mobil online për turizëm

Komuna Novaci përgatit aplikacion mobil online për turizëm

Komuna e Novacit ka promovuar aplikacion turistik mobil, që përmba harta të korsive malore, korsive për çiklistë dhe automjete dhe vende historike të komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në faqen e internetit gjenden 12 korsi malore, kurse aplikacioni mobil është përpunuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe është falas për shfrytëzim.


Aplikacioni është punuar në gjuhën maqedonase dhe angleze dhe ofron mundësi për planifikim paraprak të udhëtimit dhe është punuar në kuadër të projektit ”Historia e gjallë, natyrë e gjallë 2” nga IPA programi për bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni – Greqi 2007 – 2013, kurse partner i komunës Novaci është komuna Almopina në Greqi. Aplikacionin e gjeni këtu./Telegrafi/