LAJMI I FUNDIT:

Komuna Gjorçe Petrov bën thirrje që qytetarët të angazhohen sipas mundësive për shuarjen e zjarreve

Komuna Gjorçe Petrov bën thirrje që qytetarët të angazhohen sipas mundësive për shuarjen e zjarreve

Komuna Gjorçe Petrov informon se për shkak të temperaturave të larta, rritet edhe rreziku nga zjarret malore dhe bën thirrje për vëmendje dhe mobilizim më të madh të të gjithë qytetarëve, subjekteve në mbështetje nga zjarri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga komuna shtojnë se, qytetarët të përfshihen në shuarjen e zjarreve në kuadër të mundësive të tyre, ndërsa kryetarët e vendeve urbane të përmirësojnë aktivitetet organizatove në territorin e tyre.


Në mbledhjen komunale për parandalim nga zjarri që u mbajt në komunë u tha se, përmes qytetarëve është e nevojshme edhe mobilizimi dhe bashkëpunimi në rast të ndezjes së zjarreve të reja në territorin e komunës si dhe të rritet konotrolla e policisë malore në terren, njofton AIM.

Zjarret në vendet rurale të komunës Gjorçe Petrov si, fshati Çashkë, Graçan, Orman, Nikishtan dhe deponia te lumi Lepenec, ka shkaktuar dëme të mëdha.

Nga Gjorçe Petrov kumtojnë për gjendjen akoma serioze dhe prandaj duhet vëmendje nga e gjithë shoqëria. /Telegrafi/